Aktualitet

Protestë dhe Samit më 6 dhjetor! ‘Blindohet’ Tirana, 1200 efektivë dalin në terren, perimetri që do të rrethohet

Pas mbërritjes së tyre në Tiranë, përveç stafeve dhe personave të akredituar, do të jetë e pamundur të kalohet perimetri i sigurisë që nis nga Kryeministria në drejtim të Pallatit të Kongreseve dhe përreth stadiumit “Air Albania”.

25 Nëntor 2022, 20:55 Nga F.M
Protestë dhe Samit më 6 dhjetor! ‘Blindohet’ Tirana, 1200
Edi Rama dhe liderët

TIRANË- Për të garantuar mbarëvajtjen e punimeve të Samitit mes Bashlimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahen në Tiranë më 6 dhjetor, do të angazhohen më shumë se 1200 efektivë policie. Samiti që bën bashkë krerët e kontinentit të vjetër do të mbahet në ambientet private të Arenës Kombëtare.

A2CNN shkruan se një pjesë e efektivëve do të shoqërojnë delegacionet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” deri në qendër të kryeqytetit. Pas mbërritjes së tyre në Tiranë, përveç stafeve dhe personave të akredituar, do të jetë e pamundur të kalohet perimetri i sigurisë që nis nga Kryeministria në drejtim të Pallatit të Kongreseve dhe përreth stadiumit “Air Albania”. Pas pritjes zyrtare të delegacioneve nga kreu i qeverisë shqiptare, takimi me dyer të mbyllura është parashikuar të nisë rreth orës 10:30.

Po më 6 dhjetor, Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka thërritur një protestë kombëtare. Kryedemokrati ka deklaruar se protesta do të jetë e qetë dhe paqësore. Protestën e thirrur nga Berisha e ka mbështetur dhe aleati i tij në opozitë kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ndërkohë kjo protestë duket se do të 'përçajë' edhe më tej opozitën pasi kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë.

samiti i be 6 dhjetor 2022 sali berisha protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll