Aktualitet

Shqiptari që përplasi me makinë 21-vjeçaren u shpreh i penduar, avokati: Pretendimet e tij janë të pabaza

Roussopoulos tha se gjithçka që përmendi shqiptari është preteks dhe nuk qëndron pasi ai bëri çdo gjë që të mos identifikohej dhe mos kapej nga policia.

25 Nëntor 2022, 19:08 Nga d.a.
Shqiptari që përplasi me makinë 21-vjeçaren u shpreh i
Shqiptari dhe viktima

GREQI- Avokati i 21-vjeçares greke, e përplasur me makinë në qendër të Selanikut nga një shqiptar, Nikos Roussopoulos tha se pretendimet e shqiptarit janë të pabaza.

Sipas mediave greke, Roussopoulos tha se gjithçka që përmendi shqiptari është preteks dhe nuk qëndron pasi ai bëri çdo gjë që të mos identifikohej dhe mos kapej nga policia.

“Gjithçka që përmend i akuzuari, janë pretekste. Ky person ka bërë gjithçka për të mos u identifikuar. Nuk ka asnjë pendim dhe ai nuk është penduar për veprimin e tij dhe ajo që pretendon ai mendoj se të paktën fyen arsyen e shëndoshë. Një burrë që pendohet vërtet për veprimin e tij mbetet në ngjarje, duke kërkuar të ndihmojë me aq sa mundet dhe në çdo mënyrë që mundet, në vend që të bëjë gjithçka që është e mundur nga ana e tij për t'u zhdukur. Vetëm kur e kuptoi se nuk kishte shpëtim për të, doli përpara dhe u shpreh i penduar”.- tha avokati.

Të martën, Roussopoulos dhe familja e së lënduarës pritet të shkojnë në hetuesi për të deklaruar mbështetje për akuzën dhe të japin dëshminë e tyre. 

Gjtihçka ka ndodhur disa ditë më parë ku 26-vjeçari shqiptar ka përplasur me makinë studenten në qendër të Selanikut, ku si të mos mjaftonte kjo ai jo vetëm që nuk ndaloi që ta ndihmonte por i dha makinës mbrapsh dhe kaloi dhe njëherë mbi 21-vjecaren, e cila ndodhet ende në gjendje të rëndë në spital. 

shqiptari perplas greken policia greke nikos roussopoulos

Sondazh

Poll