Aktualitet

Emërohet shefi i krimeve dhe i komisariatit në Berat/ Kush janë dy emrat që zëvendësuan policët e serave me kanabis

Në postin e shefit të Krimeve Berat është emëruar Ledjon Ferzaj. Ndërsa Kryekomisari Altin Mena është emëruar Shef i Komisariatit Berat.

25 Nëntor 2022, 18:07 Nga F.M
Emërohet shefi i krimeve dhe i komisariatit në Berat/ Kush janë
Serat e kanabisit në Dimal

BERAT- Dy emërime të reja janë bërë sot në Berat, pas shkarkimeve të shumta, vendim qe erdhi pas zbulimit të serave me kanabis në Dimal. Mësohet se në postin e shefit të Krimeve Berat është emëruar Ledjon Ferzaj, i cili prej një viti e gjysmë ka qenë specialist krimesh në këtë drejtori. Ndërsa Kryekomisari Altin Mena është emëruar Shef i Komisariatit Berat. Ferzaj dhe Mena zëvendësuan Ardrit Hasanbegaj dhe Sokol Lazaj.

7 punonjësit e Policisë së Beratit dhe Dimalit që u përjashtuan nga radhët e Policisë së Shtetit ishin:

1. Kryekomisar Baki Musaku, me detyrë Shef Sektori për Krimet, në DVP Berat;
2. Kryekomisar Sokol Lazaj, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Berat;
3. Komisar Ardit Hasanbegaj, me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat;
4. Nënkomisar Artan Musaj, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dimal;
5. Nënkomisar Miço Rakazija, me detyrë Specialist për Krimet, në Stacionin e Policisë Dimal;
6. Inspektor Vladimir Toska, me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal;
7. Inspektor Gazmend Sulaj, me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal.

Ferma e kanabisit u zbulua më datë 11 nëntor pas një aksioni të Policisë. Deri më tani 105 persona kanë përfunduar në pranga, mes tyre 80 gra. Gratë që ishin punësuar në fermën e kanabisit janë kapur në flagrancë teksa po pastronin lëndën narkotike. Lënda narkotike prej 800 kilogramësh ishte mbjellë në një sipërfaqe prej 2 hektarësh dhe serat ku ndodhej kanabisi kanë qenë ngjitur me serat e domateve dhe perimeve të tjera të mbjella brenda tyre. Ndërkohë paketimi i lëndës narkotike bëhej po brenda fermës nga gratë e punësuara.

ledjon ferzaj altin mena

Sondazh

Poll