Aktualitet

Artan Hoxha ZBULON lëvizjen me kolumbianin: E ndaluan në Tiranë, por e lanë të lirë për të gjurmuar laboratorin e kokainës

Ai kishte hyrë në mënyrë të rregullt në Shqipëri.

25 Nëntor 2022, 17:19 Nga F.M
Artan Hoxha ZBULON lëvizjen me kolumbianin: E ndaluan në Tiranë,
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar në Fier ku u zbulua një laborator brenda të cilit u zbuluan 430 kilogramë kokainë. I ftuar në studion e “ABC”, Hoxha tha se autoritetet shqiptare kanë mbikëqyrur shtetas kolumbianë që kanë ardhur gjatë kësaj kohe në Shqipëri. Njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim, por kishte hyrë në mënyrë të rregullt në Shqipëri. Sipas Artan Hoxhës, ai është ndaluar nga autoritetet, por është lënë i lirë për të parë se ku do t’i dërgonte.

“Kanë vënë në mbikëqyrje shtetas kolumbianë që kanë hyrë në Shqipëria gjatë kësaj kohe. Njëri prej tyre është ndaluar. Besoj është po i njëjti që është shpallur në kërkim. Në rastin që është ndaluar në Tiranë, është identifikuar dhe është lënë të lëvizë që nëpërmjet tij të gjenden se kush janë personat që po ndërtonin laboratorin dhe që po prisnin ngarkesën me kokainë,”- tha Hoxha.

Si u zbulua laboratori i kokainës në Frakull të Fierit?

Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze që pas 3 muajsh hetime zbuluan laboratorin e drogës në Fier. Laboratori është zbuluar në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Në pranga janë vënë: Zenel Cervanaku, i cili është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

artan hoxha laborator kokaine ne fier

Sondazh

Poll