Bota

Sekuestrimi i 400 kg kokainë në portin e Tivarit, Abazoviç: Koordinimi i shkëlqyer me policinë shqiptare

Abazoviç tha se Mali i Zi ka zbuluar në mënyrë jashtëzakonisht profesionale se policia shqiptare sapo ka shkuar në vendngjarje dje, ka pritur njerëz dhe ka bërë arrestime dhe konfiskim mallrash.

25 Nëntor 2022, 15:25 Nga d.a.
Sekuestrimi i 400 kg kokainë në portin e Tivarit, Abazoviç:
Abazovic

MAL I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç tha se aksioni i djeshëm në të cilin janë konfiskuar 430 kilogramë kokainë është bërë në bazë të konstatimeve dhe kontrolleve që janë bërë në Mal të Zi, ndërsa drejtor i Drejtorisë së Doganave dhe të Ardhurave ishte Rade Millosheviç.

“Në korrik ka njoftuar kryeministrin, prokurorinë dhe policinë se fshihej një ngarkesë e dyshimtë, ishte kokainë dhe kërkoi një analizë të posaçme. Më pas u vendos bashkërisht që të kryhej një ngarkesë e kontrolluar, për prokuroria të marrë masat e veta, të informojë Shqipërinë sepse duhet të kishte shkuar kështu”, u tha ai gazetarëve pas vizitës në hidrocentralin e Peruçicës.

Sipas Vijestit, Abazoviç tha se Mali i Zi ka zbuluar në mënyrë jashtëzakonisht profesionale se policia shqiptare sapo ka shkuar në vendngjarje dje, ka pritur njerëz dhe ka bërë arrestime dhe konfiskim mallrash.

Ditën e djeshme u zbulua laboratori i kokainës në Frataj të Fierit. Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze. Falë bashkëpunimit u bë i mundur zbulimi i laboratorit të drogës në Fier. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

dritan abazoviç laborator kokaine ne fier

Sondazh

Poll