Bota

Alarm i kuq në Kinë/ Shpërthejnë sërish rastet me koronavirus, bëhen gati qendrat e karantinës (VIDEO)

Në qytetin Guangzhou, kryeqyteti i provincës Guangdong, i cili ka numrin më të madh të rasteve, ka nisur ndërtimi i një qendre karantine për 80 mijë persona.

25 Nëntor 2022, 11:26 Nga a.l
Alarm i kuq në Kinë/ Shpërthejnë sërish rastet me
COVID-19

KINË- Për të dytën ditë radhazi, Kina ka shënuar një rritje shpërthyese të infeksioneve me koronavirus. Në qytetin Guangzhou, kryeqyteti i provincës Guangdong, i cili ka numrin më të madh të rasteve, ka nisur ndërtimi i një qendre karantine për 80 mijë persona.

Kina ka aplikuar deri më tani politikën “zero koronavirus” duke futue në karantinë të gjithë personat e infektuar dhe kontaktet e tyre, gjë që ka ulur ndjeshëm prej muajsh numrin e të infektuarve nga njëra anë, por ka bërë që një pjesë e madhe e popullsisë të mos imunizohet./ Dosja.al

koronavirusi ne kine

Sondazh

Poll