Bota

Gjykata liroi infermieret, reagon e zhgënjyer vajza e Minire Nurës: Na u thellua plaga në zemër

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës vetëm sa e ka thelluar plagën.

25 Nëntor 2022, 13:08 Nga a.l
Gjykata liroi infermieret, reagon e zhgënjyer vajza e Minire Nurës: Na
dhunohet e moshuara në Pejë

PEJË- Zhaneta Nura, vajza e të moshuarës Minire Nura që u dhunua brutalisht nga infermieret në qendrën e azilit "Orenda në Pejë, ka reaguar e zhgënjyer për vendimin që gjykata dha sot duke liruar nga burgu punonjëset. Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës vetëm sa e ka thelluar plagën.

Vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës, plagën tonë në zemër vetëm sa e ka thelluar. Shoku i shkaktuar nga pamjet e dhunës që i ushtrohet nënës time, për ‘Gjykatën Supreme’ paska qenë lehtë i gëlltitshim dhe me këtë veprim kjo gjykatë ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time!”, shkruan Zhaneta.

Gjykata Supreme ka liruar sot nga paraburgimi tre infermieret e përfshira në sulmin fizik ndaj një të moshuarës në Pejë, rast i cili tronditi gjithë opinionin publik. Lidhur me lirimin e infermiereve ka reaguar edhe avokati i familjes së të moshuarës. Meshari Selimaj i cili deklaroi se lirimi nga paraburgimi i infermiereve tregon tendencat për trajtimin e mëtejshëm të rastit. Ai u shpreh se sot besimi në drejtësi për këtë rast u shua.

Sulmi ndaj të moshuarës u bë i njohur pas publikimit të një videoje ku shihej sesi një infermiere godiste të moshuarën, ndërsa punonjëset e tjera qeshinin dhe nuk reagonin teksa shihnin kolegen e tyre t'a dhunonte brutalisht atë. Tre infermieret e përfshira në këtë rast, ishin Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi, Gashi, të cilat tashmë janë liruar nga burgu me vendim gjykate. Megjiithatë, infermieret që shkaktuan bujë me rastin e dhunës ndaj të oshuarës Minire Nura në qendrën e azilit "Orenda" në Pejë, nuk kanë licencë pune. Shtëpia për të Moshuar, ku ka ndodhur ngjarja, është mbyllur zyrtarisht nga institucionet./ Dosja.al

dhunohet e moshuara ne peje

Sondazh

Poll