Bota

Të shtëna me armë në kufirin serbo-hungarez, disa të plagosur, mes emigrantëve edhe një kapele UÇK

Siç është shtuar, personat që dyshohet se kanë marrë pjesë në të shtënat janë identifikuar dhe ndaluar, ndërsa në mesin e sendeve të konfiskuara ka qenë një kapak me simbolin e UÇK-së.

25 Nëntor 2022, 14:31 Nga I.A
Të shtëna me armë në kufirin serbo-hungarez, disa të
Emigrantet

SERBI- Në konfliktin mes emigrantëve në zonën e Horgoshit nw kufirin Serbi-Hungari, disa persona mbetën të plagosur dhe rreth 600 u ndaluan. Kosovo-Online shkruan se policia gjithashtu konfiskoi një sasi të caktuar të armëve automatike. Siç është shtuar, personat që dyshohet se kanë marrë pjesë në të shtënat janë identifikuar dhe ndaluar, ndërsa në mesin e sendeve të konfiskuara ka qenë një kapak me simbolin e UÇK-së.

Në aksionin policor kanë marrë pjesë pjesëtarë të MPB-së, departamenteve të policisë së Kikindës dhe Suboticës dhe Xhandarmërisë pas lajmit se në zonën e Horgoshit ka pasur të shtëna. Është raportuar se bandat e emigrantëve po lëvizin nëpër rrugë dhe qëllojnë me armë njëra-tjetrën në zonën e Horgoshit. Nga kontrolli i detajuar i zonës në vend u zbulua se një emigrant, rreth moshës 20 vjeç, kishte marrë dy plagë me armë zjarri në gjoks.

Deri më tani në zonën e Horgoshit dhe Suboticës janë ndaluar më shumë se 600 emigrantë, të cilët do të transportohen në qendrat e refugjatëve në jug të Serbisë. Gjatë natës dhe duke filluar nga mëngjesi i sotëm, policia dhe xhandarmëria kanë sjellë në Komisariatin e Kikindës disa persona të dyshuar si të lidhur me të shtënat e natës, si dhe me kontrabandën e paligjshme të emigrantëve dhe ky aksion do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.

Bëhet fjalë për një konflikt mes një grupi emigrantësh nga Maroku, të cilët janë përplasur me një kamp kundërshtar emigrantësh nga Pakistani. Në kërkim janë përfshirë edhe forca speciale, helikopterë dhe dronë. Aksioni po zhvillohet edhe në Beograd dhe policia po largon emigrantët nga rrugët dhe sheshet e Beogradit. Në zonën e qytetit të Suboticës ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm Bratislav Gashiç.

"Tolerancë zero ndaj kujtdo që ka abuzuar me mikpritjen tonë. Jetët dhe pronat e qytetarëve serbë do të mbrohen", tha Gashiç. 

uÇk perplasje mes emigranteve ne kufirin serbo-hungarez

Sondazh

Poll