Bota

Mbyllën 5-vjeçarin në dhomë dhe e detyruan të hante jashtëqitjen e tij, dalin para gjykatës mësueset në SHBA

Tre gratë, të cilat punonin në një shkollë në Distriktin e Shkollës së Pavarur Liberty, akuzohen se e vendosën djalin e vogël në një dhomë izolimi për ta ndëshkuar. Gjatë qëndrimit atje, pesëvjeçari u rrëzua dhe u plagos.

25 Nëntor 2022, 14:33 Nga e.k
Mbyllën 5-vjeçarin në dhomë dhe e detyruan të hante
Mësuesja e arrestuar

SHBA- Një mësuese dhe dy ndihmëse në një shkollë në Teksas pasi akuzohen se kanë mbyllur një djalë 5-vjeçar në një dhomë dhe e lanë vetëm aty derisa ai filloi të hante jashtëqitjen e tij. Sipas New York Post , 47-vjeçarja Melody LaPointe dhe asistentet Tara Tinney, 33 vjeçe dhe Augusta Costlow, 27 vjeçe, u akuzuan në fillim të kësaj jave. Ndërkohë ngjarja ka ndodhur në vitin 2021.

Tre gratë, të cilat punonin në një shkollë në Distriktin e Shkollës së Pavarur Liberty, akuzohen se e vendosën djalin e vogël në një dhomë izolimi për ta ndëshkuar. Gjatë qëndrimit atje, pesëvjeçari u rrëzua dhe u plagos.

“Djali i vogël mbeti i mbyllur derisa filloi të hante jashtëqitjen e ti", thuhet në raport.

Menjëherë pas ngjarjes mësuesit u shkakrkuan nga detyra ndërsa në një deklaratë shkolla bënte me dije se ishin të tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Ata vahzdojnë të mbahen në paraburgim ndërkohë që u është vendosur dhe një gjobë prej 60 mijë eurosh.

shba melody lapointe tara tinney augusta costlow

Sondazh

Poll