Bota

Kryeministrat evropian në Tiranë, Mistotakis më 7 dhjetor viziton Himarën dhe Dropullin

Mitsotakis pritet të mbërrijë në Himarë mëngjesin e së mërkurës së 7 dhjetorit dhe do të nisë turneun e tij nga shkolla Homeri Himaras ku do të bisedojë me studentët dhe stafin arsimor.

25 Nëntor 2022, 10:49 Nga I.A
Kryeministrat evropian në Tiranë, Mistotakis më 7 dhjetor viziton
Kyriakos Mitsotakis

TIRANË- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, do të marrë pjesë në samitin Bashkimi Evropian që do të zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor. Me rastin e kësaj vizite, u konsiderua si mundësia që Mitsotakis të vizitojë zonat ku jeton minoriteti grek.

Mitsotakis do të vizitojë radhazi Himarën, Finiqin dhe Dropolin. Do të jetë hera e parë në histori që një kryeministër grek në detyrë do të vizitojë rajonin e Himarës. Mitsotakis pritet të mbërrijë në Himarë mëngjesin e së mërkurës së 7 dhjetorit dhe do të nisë turneun e tij nga shkolla Homeri Himaras ku do të bisedojë me studentët dhe stafin arsimor.

Më pas ai do të shkojë në tempullin e shenjtë të Gjithë Shenjtorëve dhe në fund në qendrën e Himarës, nga ku do të mbajë një përshëndetje të shkurtër banorëve. Më pas ai do të vazhdojë turin drejt Finiqit.

kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll