Politike

Socialistët ‘luftë’ për ta shkarkuar, Meta: Spostimi i vëmendjes nga zgjedhjet s’është zgjidhje

3 Shtator 2019, 11:05 Nga DOSJA
Socialistët ‘luftë’ për ta shkarkuar, Meta: Spostimi

TIRANE– Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar pas vijimit të punës të Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij.  Meta thekson se spostimi i vëmendjes nga zgjedhjet nuk është zgjidhje. Sipas presidentit zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Në një reagim në rrjetet sociale, presidenti shton se duhet vullnet politik për të hapur negociatat me BE.

“Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!”, shprehet ai. 

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor u miratua Plani Hetimor në lidhje me shkeljet që mund të ketë bërë Presidenti Meta dhe Procesverbali i Punës që do të zhvillohet në vijim. Pritet që presidenti Meta të raportojë më 6 shtator në këtë komision. Për këtë çështje këtë javë  do të mbërrijë në Tiranë delegacioni i Venecias i cili do të pasqyrojë raportet e veta.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta anuloi zgjedhjet lokale të 30 qershor, me një dekret të nxjerrë më 8 qershor. Presidenti caktoi me një dekret të dytë datën 13 tetor si datë e vlefshme për tri palë zgjedhje, përfshirë lokalet, të përgjithshmet dhe ato presidenciale.

Motivi ishte frika se 30 qershori do të kishte përplasje. Dekreti u cilësua nul nga mazhoranca si anti-kushtetues, e cila vijoi punën me zgjedhjet. Kjo solli vendimin e PS se Meta duhet shkarkuar si një president, që nuk është mbi palët dhe se ka shkelur kushtetutën.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta komisioni hetimor per metën ps shkarkon metën ilir meta komisioni hetimor per metën ps shkarkon metën

Sondazh

Poll

Politike 3 Shtator 2019, 09:10

TIRANË- Ka nisur me sherr mbledhja e parë e komisionit të Ekonomisë, ku janë shqyrtuar dekretet e kthyera të presidentit Ilir Meta. Kryetari i Komisionit, ...