Politike

PS nis ‘luftën’, Komisioni i Ekonomisë rrëzoi sot dekretin e parë të presidentit Meta

3 Shtator 2019, 09:43 Nga DOSJA
PS nis ‘luftën’, Komisioni i Ekonomisë rrëzoi sot

Tiranë- Ditën e sotme Komisioni i Ekonomisë  rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta për privatizimet. Ky dekret u rrëzua nga votat e maxhorancës, ndërsa ai tani do të kalojë për shqyrtim në Kuvend.

Në mbledhjen e sotme, e cila drejtohej nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u diskutuan 4 ligjet që u kthyen nga kreu i shtetit.

4 dekretet që u diskutuan sot: 
-“Për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015”

-Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11251, datë 05.08.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 50/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar””

-Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11254, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 51/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k., për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)””

-Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11255, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren””

Mbledhja sot në komisionin e Ekonomisë nisi me debate. Kryetari i Komisionit, Arben Ahmetaj ka ndërprerë mbledhjen, pasi deputeti i futur në Kuvend nga listat e Partisë Demokratike, Alban Zeneli fliste me zë të lartë në këmbë. Debati nisi kur Ahmetaj e pyeti Zenelin, se kush ishte dhe se çfarë bënte në këtë komision, pasi Zeneli nuk është as anëtar i komisionit. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ligji për privatizimet meta rikthen ligjin në kuvend sherr tek ekonomia ligji për privatizimet meta rikthen ligjin në kuvend sherr tek ekonomia

Sondazh

Poll

Politike 3 Shtator 2019, 09:10

TIRANË- Ka nisur me sherr mbledhja e parë e komisionit të Ekonomisë, ku janë shqyrtuar dekretet e kthyera të presidentit Ilir Meta. Kryetari i Komisionit, ...