Politike

Një ditë pas Kuvendit, Ruçi mbledh me urgjencë socialistët e Vlorës, porositë që jep (VD)

3 Shtator 2019, 10:53 Nga DOSJA
Një ditë pas Kuvendit, Ruçi mbledh me urgjencë

Vlorë– Ditën e sotme kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndodhet në Vlorë ku ka mbledhur me socialistët e këtij qarku. Mbledhja nisi në orën 12:00 dje zgjati për rreth dy orë.  Mësohet se takimi u zhvillua nën drejtimin e Ruçit ku u thirrën kryetarët e bashkive të Jugut, deputetet dhe kryetaret e PS-së së Jugut.

Prezentë  ishin edhe Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, deputetët Vullnet Sinaj e Vilma Bello, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli dhe krye bashkiaku i Himarës, Jorgo Goro.

Ruçi gjatë mbledhjes iu ka bërë të qarta detyrat që ka gjithsecili.

“Zgjedhjet në parti, proces që do nisë në çdo qelizë të organizimit deri në zgjedhjen e delegateve në nëntor e më pas përfundimin e procesit në janar 2020, si edhe zgjedhjet e duhura në administrimin e bashkive, duke qenë patjetër të vëmendshëm në përzgjedhje edhe gjinore, si edhe mos-cënim te paargumentuar te administratave“, është shprehur Ruçi.

Ndërkohë në Tiranë është mbledhur Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta. Njëkohësisht Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar disa nga dekretet e presidentit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gramoz ruci ruçi takim me strukturat në vlorë gramoz ruci ruçi takim me strukturat në vlorë

Sondazh

Poll

Politike 3 Shtator 2019, 09:10

TIRANË- Ka nisur me sherr mbledhja e parë e komisionit të Ekonomisë, ku janë shqyrtuar dekretet e kthyera të presidentit Ilir Meta. Kryetari i Komisionit, ...