Politike

3 Shtator 2019, 09:10 Nga DOSJA

TIRANË- Ka nisur me sherr mbledhja e parë e komisionit të Ekonomisë, ku janë shqyrtuar dekretet e kthyera të presidentit Ilir Meta. Kryetari i Komisionit, Arben Ahmetaj ka ndërprerë mbledhjen, pasi deputeti i futur në Kuvend nga listat e Partisë Demokratike, Alban Zeneli fliste me zë të lartë në këmbë. Debati nisi kur Ahmetaj e pyeti Zenelin, se kush ishte dhe se çfarë bënte në këtë komision, pasi Zeneli nuk është as anëtar i këtij komisioni. Përgjigjien ia ka kthyer Zeneli, dhe më pas mbledhja është ndërprerë.

Replikat në Komision: 

Arben Ahmetaj: Kush jeni ju zotëri? Jeni anëtar?

Alban Zeneli: Jo, jam qytetar.

Arben Ahmetaj: Shumë mirë zotëri, Alban ulu dhe bëj pyetje ngri çështje sa të duash. Të lutem. Alban, ulu.

Alban Zeneli: S’do pyes ty unë ça do them. Ore mos fol me mua ashtu.

Arben Ahmetaj: Komisioni mbyllet derisa të vendoset rregulli.

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar sot 5 dekretet e presidentit Ilir Meta, që ishin kthyer mbrapsht për shqyrtim pas votimit në Parlament. Ndërtimi i dy segmenteve rrugore me koncesion, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, si dhe tre nisma ligjore për PPP, privatizimin e shoqërive tregtare dhe zhvillimi i territorit, ishin dekretet e rrëzuara.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alban zeneli arben ahmetaj sherr tek ekonomia alban zeneli arben ahmetaj sherr tek ekonomia

Sondazh

Poll