Politike

VIDEO/ ‘Urdhrat jepi tek ministria, këtu jam unë’, Ahmetaj kapet edhe me Shkrelin: Jo po unë mendova… Ju lutem zonjë (

3 Shtator 2019, 11:01 Nga DOSJA
VIDEO/ ‘Urdhrat jepi tek ministria, këtu jam unë’, Ahmetaj

TIRANË- Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka replikuar sot edhe me zv.ministrin e Energjisë dhe Insfrastrukturës, Artan Shkreli. Në mbledhjen e zhvilluar sot, Shkreli kërkoi të jepte detaje lidhur me shifrat për investimet, por Ahmetaj nuk e ka pranuar. Ai ka thënë se nuk jep dot urdhra Shkreli brenda komisionit që drejtohet prej tij.

Replika e plotë:

Artan Shkreli: Përsa i përket vlerës së investimit, unë po ja lë fjalën specialistes e cila është marrë edhe me kontratën, që është në gjendje të japë edhe shifra, meqë doni shifra.

Arben Ahmetaj: Më falni lejen nuk e jep zv/ministri e jap unë. Nuk e drejton procedurën zv/ministri, por e drejton kryetari i komisionit.

Artan Shkreli: E qartë, por ngaqë ju konsiderova palë këtu…dmth jemi ministria, pavarësisht…megjithatë

Arben Ahmetaj: Brenda ministrisë patjetër që ju jepni urdhra, por jo këtu

Artan Shkreli: Jo unë nuk jap urdhëra…

Arben Ahmetaj: Zonja Teuta të lutem…

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar sot 5 dekretet e presidentit Ilir Meta, që ishin kthyer mbrapsht për shqyrtim pas votimit në Parlament. Ndërtimi i dy segmenteve rrugore me koncesion, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, si dhe tre nisma ligjore për PPP, privatizimin e shoqërive tregtare dhe zhvillimi i territorit, ishin dekretet e rrëzuara.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj artan shkreli sherr te ekonomia arben ahmetaj artan shkreli sherr te ekonomia

Sondazh

Poll

Politike 3 Shtator 2019, 09:10

TIRANË- Ka nisur me sherr mbledhja e parë e komisionit të Ekonomisë, ku janë shqyrtuar dekretet e kthyera të presidentit Ilir Meta. Kryetari i Komisionit, ...