Politike

"Këta po përtypen siç përtyp lopa bathët" Rama: E djathta e rublave ka tru të pazhvilluar

Gjatës fjalës në Kuvend, Rama ka deklaruar se opozita po përtyp fjalët njësojë siç lopa përtyp bathët, por duke shtuar se lopa para opzitës është ëngjëll.    

24 Nëntor 2022, 13:00 Nga I.A
"Këta po përtypen siç përtyp lopa bathët"
Edi Rama

TIRANË- Kryeminstri Edi Rama e ka quajtur opozitën si të pazhvilluar teksa po diskutohet mbi Portin e Durrësit. Gjatës fjalës në Kuvend, Rama ka deklaruar se opozita po përtyp fjalët njësojë siç lopa përtyp bathët, por duke shtuar se lopa para opzitës është ëngjëll. Rama po ashtu ironizoi duke thënë se shqiptarëve po iu bëhet thirrje që të çohen, pasi po iu vidhen miliardat. Ndërkohë që një moment që po fliste deputetja Lindita Metaliaj, Rama e ka imituar, duke bërë zërin e hollë.

"Zilia është sëmundje. Nuk kemi gjykim të shëndosh dhe të vërtetë për interesat tona. Dhe themi; Pse të jetë ay aty dhe mos të jem unë. Unë ça të them unë?! Si përfundim deti u bë kos dhe kosi dhallë, bashkë me mëndet e shqiptarëve. Çohu, shkuma party. Po vidheni përditë, miliarda që nuk mbarojnë. Çohuni shqiptarë se tani ka dhe rubla, mblidhuni shqiptarë se dhalla do të bëhet prapë kos. Ajo e Drejta Romake do ‘ngrihej’ e do fliste. Me një minimum edukate morale. Hajde çohuni se po vidhen miliona, e më pas u bë prap deti kos. Gjuha e njeriut ndryshon nga llapa e kafshës, pasi e bekuara gjuhë ka fjalën. Ne e dimë edhe tjetrën edhe ëngjëlli edhe djalli jetojnë brenda trupit të njëriut. Ti thush tjetrit hajdut, dhe ju sfidojë të më gjeni nëse unë kam thënë kriminel e hajdut. Të jesh politikan do të thotë të jesh automatikisht hajdut. Tani dëgjoni këtë, Ismail Qemali është hajdut. Dhe ja urdho sot e gjithë ditën vazhdon shpirti i keq, me të njejtën frymë. Populli i Shqipërisë nuk do asnjë veç shpëtimin të vendit. Ne po përplasemi po me ata, që mbajnë brenda shpirtin e tyre të keq. Nëse i vjen Shqipërisë ndonjë e keqe, nga fjala do të vi. Edhe kështu fryma e jeta e një populli shqiptar. Këto janë gjysmë të vërtetat, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Këta përtypin këtu siç pëtyp lopa bathët, po me një përtypje që e ben lopën të duket ëngjëll. Dhe keta tru të pazhvilluar nuk zbarzen, por vazhdojnë me akuza. Po të kishte të djathë këtu dhe po të mos ishte e djathë një çorbë rublash," tha Rama.

edi rama seance plenare 24 nentor 2022 lindita metaliaj

Sondazh

Poll