Politike

Rama: Shteti, investitor me 33% për herë të parë te Porti i Durrësit, Eagle Hills Albania është kompani që ka në ballë Alabbar, akuzat vijnë nga llumi

Rama tha se kompania Eagle Hills Albania është pronë e investitorit Mohammed Alabbar, një njeri sipas tij, sipërmarrës i suksesshëm. 

24 Nëntor 2022, 12:53 Nga f.g
Rama: Shteti, investitor me 33% për herë të parë te Porti i
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot në Kuvend se në projektin për ndërtimin e Portit të Durrësit, shteti është aksioner me 33%. Rama tha se kjo është hera e parë kur shteti merr pjesë direkt në një investim kaq madhor ndërsa sqaroi se asnjë taksë nuk i është falur investitorit Mohammed Alabbar. Rama tha se kompania Eagle Hills Albania është pronë e investitorit Mohammed Alabbar, një njeri sipas tij, sipërmarrës i suksesshëm. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Me foltore, pa foltore. Turpin e kanë ngrënë me turpin e pavarësisë 110 vite më parë i çajnë daullen miletit se taksat janë falur. Janë 1.069 miliardë euro që shteti do të fitojë nga TVSH dhe kontribute të tjera ndërsa taksa e ndikimit në infrastrukturë nuk është falur por është e ortakut shtet. Shteti është aty aksioner me 33%, ka veto, përfaqëson aty çdo shqiptar. Kur ka ndodhur ndonjëherë që shteti të hyjë në investim si ortak dinjitoz me aksionet e veta apo ka ndodhur kur Shqipëria u ofrua me 1 euro, njëckë, njëckë, e Napolonit, për të marrë me 1 euro këtë vend. Jeni ortakë thonë në një kompani offshore, uffot dhe çufot ku nuk mungojnë as gjelat e detit. Eagle Hills është regjistruar në Abu Dabi me përfitues fundorë të ditur, se më thanë edhe për këta që janë në Abu Dabi se kishte rrjedhur në kanalet dixhitale, duke mos ditur që nuk akuzojnë mua dhe ne. Llupës të pangopur gjelash deti, por akuzojnë themeluesin e EMAAR group që ështëe në të drejtën e tij të vijë në Shqipëri me një kompani të re fringo ta quajë Eagle Hills Albania, ama ballë që në ballë dhe në shpinë të jetë ai, Mohammed Alabbar. Një investitor i njohur botërisht.Muhamed Alabaari, që Allahu e tij e di se çfarë i duhet në gojën e ndyrë të vagabondëve të 1914.  Pa dallime partiake duhet të ishim këtu se do të hapë rrugë historike të vendit. 12 mijë vende pune të mirëpaguara. Duhet të kesh mendje hajduti, si ajo e atyre që jepnin vendin me 1 euro. Vetëm një mendje e tillë mund të prodhojë një llum të tillë. Mafiozi Edi Rama që na vjedh zgjedhjet me paratë e krimit. Se vjen ky burri i Portit të Durrësit të fillojë punë në Shqipëri. Nuk e kishte gabim Lumo Skëndua që na mëson, zilia dhe egoizma janë dy sëmundjet më të mëdha të vendit tonë./Dosja.al

edi rama seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll