Politike

Basha: Rama hajdut psiqik, i ka dalë boja, pasuri dhe luks vetëm për vete (VD)

3 Shtator 2019, 07:58 Nga DOSJA
Basha: Rama hajdut psiqik, i ka dalë boja, pasuri dhe luks vetëm

Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se ai është një artist i mashtrimit.

Basha ka publikuar një video ku thekson se Rama ka pasuruar vetëm veten por ka varfëruar shqiptarët.

“Edi Rama është artist i mashtrimit. Gjithçka që ka premtuar, gjithçka që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët dhe oligarkët. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.
Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Mashtrimeve dhe gënjeshtrave të Hajdutit Psiqik ju ka dalë boja.”, shprehet kreu i  PD-së.

 

Ende vijon kriza politike në vend. Opozita ka bojkotuar parlamentin, maxhoranca vijon punën.  Një ditë më parë nisi punimet kuvendi, ndërsa sot në orën 12:00 pritet të nisë Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës.  Nga ana tjetër amabasda amerikane bën thirrje për Reformën në Drejtësi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike lulzim basha edi rama kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 2 Shtator 2019, 17:14

TIRANË– Deputetët dhe ministrat kanë mbërritur në Kuvend pasditen e sotme për nisjen e seancës së parë Parlamentare në sesionin e ri. Me makina luksi...