Politike

Shkarkimi i Metës/ Komisioni miraton planin e hetimit, presidenti raporton më 6 shtator

3 Shtator 2019, 06:30 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës/ Komisioni miraton planin e hetimit, presidenti raporton

TIRANE- Me shtatë vota pro dhe një kundër të deputetit Adriatik Alimadhi, Komisioni i posaçëm Hetimor ka miratuar planin për hetimin e presidentit Ilir Meta për veprimtarinë e tij për zgjedhjet e 30 qershorit. Hetimi nëse ka shkelur kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, do të zgjasë deri më 8 tetor të vitit 2019.

Pritet që të dëshmojë më datën 6 shtator, para këtij komisioni presidenti Meta, por ende nuk dihet nëse do të pranojë apo jo ky i fundit. Gjatë këtij hetimi nuk do të mungojnë edhe ekspertët e Komisionit të Venecias, të cilët do të japin opinionin e tyre në lidhje me ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit. Ata pritet të mbërrijnë në Tiranë po këtë javë.

Mësohet se gjatë muajit gusht në sekretarinë e komisionit kanë mbërritur disa përgjigje nga institucionet publike si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor, Policia e Shtetit dhe Prokuroria për këtë çështje. Po kështu është përgatitur edhe një listë me personat që do të thirren për të dëshmuar para Komisionit, e cila ende është sekrete.

(J.V.F.G/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta komisioni hetimor per metën ps shkarkon metën ilir meta komisioni hetimor per metën ps shkarkon metën

Sondazh

Poll

Politike 2 Shtator 2019, 17:14

TIRANË– Deputetët dhe ministrat kanë mbërritur në Kuvend pasditen e sotme për nisjen e seancës së parë Parlamentare në sesionin e ri. Me makina luksi...