Politike

Porti i Durrësit/ Ibrahimaj: Ka një tymnajë gënjeshtrash! Ky projekt do të nxisë zhvillimin e vendit! Më i madhi në rajon

Ibrahimaj tha se ky është një projekt që do të nxisë zhvillimin e vendit, jo vetëm të Durrësit ku falë projektit sipas ministres do të punosohen 12 mijë persona. Ibrahimaj tha se për këtë projekt qeveria shqiptare ka negocionuar për një kohë të gjatë deri në projektin final. 

24 Nëntor 2022, 12:06 Nga e.k
Porti i Durrësit/ Ibrahimaj: Ka një tymnajë gënjeshtrash! Ky
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj i është përgjigjur akuzave të opozitës për Portin e Durrësit nga foltorja e Kuvendit. Ibrahimaj tha se ky është një projekt që do të nxisë zhvillimin e vendit, jo vetëm të Durrësit ku falë projektit sipas ministres do të punosohen 12 mijë persona. Ibrahimaj tha se për këtë projekt qeveria shqiptare ka negocionuar për një kohë të gjatë deri në projektin final. 

Delina Ibrahimaj:Të prezantoj projekti më madhor në Shqipëri, për marinën turistike dhe zhvillimin e ballinë ujore të Portit të Durrësit. Me keqardhje si qytetare shoh që ky nuk është një debat, është një dashakeqësi, tymnajë jo gjysmë të vërtetash siç jemi mësuar të dëgjojmë, po gënjeshtrash që kërkohet ti serviren qytetarëve si biseda kafenesh. Ne prezantojmë një projekt që është dëshmi i atraktiviteit të ekonomisë shqiptare. Ky nuk vjen i vetëm, investimet e huaja në Shqipëri janë rritur me 35% në krahasim me një vit më parë. Ky projekt nuk është vetëm më i madhi në Shqipëri, por në rajon me vlerë 2.1 mld euro. Nëpërmjet këtij projekti synohet të krijohen 12 mijë vende pune. Fillimisht me zhvillimin e zonës dhe më pas me krijimin e punës. Të rivitalzipojmë zonën, përmirësimin e infrastrukturës, ofrimin e shërbimeve sociale, zhvillimin e artit dhe kulturës në një mjedis turizmi elitar. Pse Durrësi? Durrësi e meriton dhe justfikon këtë injektim të investimeve sepse me gjithë pushtimet, luftërat apo tërmetet Durrësi vazhdon i ringritur. Do vazhdojë të jetë edhe nesër me i bukur dhe më i begatë. Këta harrojnë se ca i kanë bërë vendit, ekonomisë, skemat piramidale, shitjet e aseteve shtetërore, faljen e asteve në këmbim të TVSH, periudhat kur ndodhën të zezat e gërdecit dhe 21 janarit. harrojnë sesi e kanë falur interesin publik për hir të interesave personale. Ne sjellim para jush një kontratë të mirënegocuar që përkthehet në zhvillim ekonomik, me rëndësi rajonale dhe kombëtare. Ne kemi negociuar për më shumë se një vit, dhe nga 33 kërkesa të investitorit kemi pranuar vetëm 5. Shteti do jetë aksioner me 33% dhe nuk do ndryshojnë në asnjë moment dhe ne kemi të drejtën e vetos për çdo vendimmarrje të rëndësishme. Nuk ka asnjë përjashtim nga TVSH, kontributet. 1.1 mld euro që do arkëtohen në formën e taksave në 20 vitet e ardhshme. Toka as nuk falet dhe as nuk shitet. Procedura Projekti i parë që qeveria bëhet aksionere.

seance plenare 24 nentor 2022 delina ibrahimaj

Sondazh

Poll