Politike

Berisha: Ne mbahemi me rrogat tona, Rama do të vjedhë Portin e Durrësit, ta mbushë me jahte

Kreu i PD-së përsëriti akuzat ndaj qeverisë për investimin e Portit të Durrësit dhe shtoi se ai kërkon ta vjedhë e grabisë portin që ka kapacitet për 8 ton mallra. 

24 Nëntor 2022, 12:04 Nga F.M
Berisha: Ne mbahemi me rrogat tona, Rama do të vjedhë Portin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është pyetur se me çfarë parash do ta bëjë fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në fjalën e mbajtur jashtë Kuvendit, Berisha tha se ata kanë rrogat e tyre si dhe do të kërkojnë financa nga anëtarësia. Kreu i PD-së përsëriti akuzat ndaj qeverisë për investimin e Portit të Durrësit dhe shtoi se ai kërkon ta vjedhë e grabisë portin që ka kapacitet për 8 ton mallra. 

"Ne nuk marrim, të gjitha financat ia jep atyre që ia ka qejfi, ne mbahemi me rrogat tona dhe financimet nga anëtarësia. Jue patë se çfarë beteje u bë në parlament që të kufizoheshin debatet për këtë vjedhje. Është një marrëveshje tjetër midis ministrisë së arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, çdo deputeti do fliste 10 minuta, ndërsa për Portin e Durrësit, vetëm çereku i asaj kohe. Ne bëmë një betejë të drejtë dhe të ndershme, nuk kërkojmë asgjë që nuk na jep rregullorja dhe Kushtetuta, kjo kërkesë u imponua dhe do ketë diskutime për aferën më të madhe të vjedhjeve që ka ndodhur ndonjehërë, për Portin e Durrësit që përpunon ton mallra dhe ka një kapacitet për 8 milion ton mallra. Rama kërkon ta shndërrojë në portin e jahteve,"- tha Berisha ndër të tjera. 

sali berisha

Sondazh

Poll