Politike

VD/ Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Prokurorin që fshiu regjistrimet e vrasjes së Ravik Gurrës e ke ngritur në detyrë, me ty është hija e të ndjerit

Berisha tha se denoncimi është tronditës. 

24 Nëntor 2022, 11:32 Nga f.g
VD/ Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Prokurorin që fshiu
Sali Berisha, Kuvendi

TIRANE- Sali Berisha shtoi akuzat për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste duke deklaruar se ka porositur vrasjen e  avokatit Ravik Gurra. Berisha tha pas rinisjes së seancës se prokurori që urdhëroi filmimet meurdhër të Ballës, u promovua dhe u ngrit në detyrë. Berisha tha se denoncimi është tronditës. 

Zotëri, je akuzuar për vrasje dhe se ke fshirë regjistrimin. Regjistrimet u fshinë nga prokurori që ke ngritur në detyrë. Dhe s Sot në Parlament me ty është edhe hija e të ndjerit Ravik Gurra, i cili të kishte kapur ty në lidhje me bandat dhe porosi vrasjesh dhe ti e eleminove. Kjo është tronditëse, nuk ka vend në botë që këtë të mos e dënonte në Parlament.

Disa ditë më parë, Ardian Çapja deklaroi në gjykatë, teksa po mbrohej në procesin kundër tij për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit. Çapja akuzoi një “politikan me emrin Taulant” që ka dalë në përgjimet e masakrës së shkurtit të vitit 2016, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës. Ai tha se çështja e vrasjes së avokatit Ravik Gurra zbulon gjithçka./Dosja.al

sali berisha seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll