Politike

Rama-opozitës: Nuk shpallim emergjencën për 30 shtëpi të përmbytyra, po me ju duhen dy... një ta çash dhe një ta mbash

Rama tha se emergjenca nuk mund të shpallet për 30 banesa që u përmbytën.

24 Nëntor 2022, 12:03 Nga f.g

Rama-opozitës: Nuk shpallim emergjencën për 30 shtëpi

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se faktet tregojnë që Shqipëria është përmbytur më pak. Në fjalën e tij në Kuvend, në interpelancën e thirrur nga deputetët e PD, Rama tha se Gjendja e Jashtëzakonshme shpallet në bazë të situatës dhe procesurës ligjore që ndiqet në këto raste. Rama tha se emergjenca nuk mund të shpallet për 30 banesa që u përmbytën.

Edi Rama: Ju më kujtoni atë shprehjen më jep shpirt po s’heq dorë. Më nxjerr videon time të asaj kohe dhe më thua hajde konfrontohu. I qëndroj 1 për 1 atyre që kam thënë, janë shifra të qarta fare. Ti mund të vish sa të duash dhe të recitosh se u vihet kamera përpara, se një luftë e tërë bëhet me kamera. Çështja bëhet me fakte dhe unë erdha të dhashë faktet e Shkodrës. Për çfarë ta bëjmë, për 30 banesa në prezencë uji dhe tani s’ka më. Këto janë rezultatet sepse kemi pastruar me mijëra struktura. Është një agjenci kombëtare e emergjencave civile. Do të thotë që nëse ka emergjencë vihet në lëvizje gjithë mekanizmi. Ça t’u themi atyre. Po se bëjmë dot mo vëlla. Kemi 30 shpi në prezencë po Qimi.net thotë janë 70, me ju duhen dy, një ta çash dhe një ta mbash./Dosja.al

edi rama seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll