Politike

Përmbytjet/ Xhaferraj i nxjerr videon Ramës: Duartrokitet nga halli, Shkodra, Lezha dhe Durrësi vazhdojnë të përmbyten

Ai tha se ende pas 9 vitesh qeverisje të Ramës, Shkodra, Lezha dhe Durrësi vijojnë të përmbyten. 

24 Nëntor 2022, 11:49 Nga a.l
Përmbytjet/ Xhaferraj i nxjerr videon Ramës: Duartrokitet nga halli,
Ferdinand Xhaferraj

TIRANË- Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj nga foltorja e Kuvendit, akuzoi kryeministrin Rama se nuk iu përgjigj 8 pyetjeve të bëra nga opozita lidhur me situatën e përmbytjeve. Ai tha se ende pas 9 vitesh qeverisje të Ramës, Shkodra, Lezha dhe Durrësi vijojnë të përmbyten. 

'E duartrokitet nga halli se asnjë lloj zgjidhje dhe mase nuk paraqiti. Duke vijuar me Rama junior, se si fliste para 10 vitesh, këtu është një tjetër video. Balla reagon nga vendi, Taulant the; ngrije zërin, se ishte me zë të ultë. Por para se të jemi deputetë, të jemi dhe qytetar. Më vjen turp për gjendjen e kryeministrit tim. Ai thoshte; kemi përmbytje, se nuk kemi një kryeministër të zgjedhur me votë, ashtu siç është sot. Mban erë të qelbur se si është shitur energjia elektrike. Ai nuk tha asnjë fjalë për këtë. 10 vite më parë fliste se; na duhet të ngremë struktura të posaçme. Sot pas 10 vitesh nuk foli për asnjë strukturë. dhe kjo është përgjigja e atyre 8 pyetjeve. Në vend të përgjigjeve, morëm hedhje faji dhe akuza se si qeveriste Berisha. Se besoj dot që kryeministri është në atë pozitë që ta mbroni ju. A mund të shërbejë si kamerdare shpëtimi një video e 12 viteve më parë. Ende pas 9 vitesh qeverisje të Ramës, Shkodra, Lezha e Durrësi, vijojnë të përmbyten. Për këto arsye zoti Berisha mori 1 mln shuplaka në 2013-ën", tha Xhaferraj nga Kuvendi./ Dosja.al

seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll