Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në Dhërmi/ Shkrumbohet makina, lëndohet shoferi 26-vjeçar, terrorizohen pushuesit (FOTO)

3 Shtator 2019, 06:51 Nga DOSJA
Shpërthim i fuqishëm në Dhërmi/ Shkrumbohet makina,

Vlorë- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 01:30 është shkrumbuar nga flakët një makinë tip “Audi” në Dhërmi.

Dosja.al mëson se makina është shkrumbuar pas një shpërthimi të fuqishëm dhe si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari me iniciale J.I, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se mjeti i përket një personi i cili ka një lokal në këtë fshat bregdetar dhe dyshohet se shkak i kësaj ngjarje ka qenë rrjedhja e gazit. Zjarrfikësja mbërrit në vendin e ngjarjes me 1 orë vonesë.Kjo ngjarje ka terrorizuar banorët e e zonës pasi shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm.

Njoftimi i policisë:

Gjatë natës në rrugën pranë një lokali ka marrë flakë automjeti tip Audi në pronësi të 26 vjeçarit J. I. Dyshohet se flakët janë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të sabratorit të mjetin dhe si pasojë shtetasi J.I është dëmtuar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset shoferi në dhërmi shkrumbohet makina në dhërmi shpërthim në dhërmi plagoset shoferi në dhërmi shkrumbohet makina në dhërmi shpërthim në dhërmi

Sondazh

Poll