Aktualitet

Historia e dy francezëve që u strehuan kudo në Evropë, ndërsa në Shqipëri u mbyllën derën, Hasimja: Komunizmi na asgjësoi genet

Për këtë histori, politologu thotë se është ndjerë shumë keq dhe nuk mund t’i justifikojë shqiptarët me strehimin e hebrenjve, pasi sipas tij, kalimi i komunizmit u aka asgjësuar shqiptarëve genet me të cilët mburren.

23 Nëntor 2022, 21:41 Nga F.M
Historia e dy francezëve që u strehuan kudo në Evropë,
Pedagogu dhe analisti Ermal Hasimja

TIRANË- Pedagogu dhe analisti Ermal Hasimja ka treguar historinë dhe njohjen me dy djem francezë që kishin ndërmarrë një udhëtim nga Parisi në Stamboll me sfidën që të mos paguanin as akomodimin e as transportin. Në një postim në Facebook, Hasimja shkruan se djemtë ishin strehuar kudo në Evropë, porn ë Shqipëri kishin gjetur tjetër atmosferë. Sipas tij, në Shqipëria askush nuk i ka strehuar, ndërsa për transportin, shumë prej atyre që i kanë marrë, u kanë kërkuar edhe para. Në vendin tonë, i kishte strehuar një familja ukrainase dhe një amerikane që qëndronte në Sarandë. Për këtë histori, politologu thotë se është ndjerë shumë keq dhe nuk mund t’i justifikojë shqiptarët me strehimin e hebrenjve, pasi sipas tij, kalimi i komunizmit u aka asgjësuar shqiptarëve genet me të cilët mburren.

Postimi:

Pardje njoha rastësisht dy djem francezë që kishin ndërmarrë një udhëtim nga Parisi në Stamboll me sfidën që të mos paguanin as akomodimin e as transportin. Udhëtonin me autostop dhe u kërkonin njerëzve rastësorë t’i merrnin shtëpi. Aventurë e bukur rinore! I kishin marrë në makina e strehuar kudo rrugës nëpër Evropë. Në Shqipëri asnjë shqiptar nuk kishte pranuar t’i merrte në shtëpi. Kishin fjetur nja dy ditë rrugëve. Edhe ndonjë që i merrte në makinë me autostop u kishte kërkuar lekë. Në Durrës i kishte strehuar një familje refugjatësh ukrahinas!!! I mora në shtëpi natyrisht dhe të nesërmen i shoqërova deri në Rrogozhinë. Ua justifikova bashkatdhetarët e mi me arsyen se nuk janë mësuar me idenë e autostopit. Por çfarë t’u thoja për refuzimin e strehimit! Një shqiptar i mirë, shoferi i autobuzit në foto i kishte marrë në furgon deri në Sarandë ku i priste për t’i strehuar ... një amerikane. Dy djemtë super të këndshëm ishin gjithsesi të lumtur me aventurën e tyre, përfshirë edhe me Shqipërinë. M’u kujtuan pëllitjet tona patriotike për mungesën e njerëzillëkut nga Franca dhe Anglia në kanalin e La Manshit. Komentet po ua le juve. Unë u ndjeva shumë keq! Dhe ju lutem mos më tregoni për strehimin e hebrenjve e të tjera si këto. Prej atëherë ka ndodhur komunizmi i cili me sa duket na ka asgjësuar genet me të cilat mburremi pareshtur.

Historia e dy francezëve që u strehuan kudo në Evropë,
Postimi

ermal hasimja

Sondazh

Poll