Bota

Rezoluta për zgjerimin e BE, kushtëzohet procesi për Serbinë, shkak mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë

Parlamenti Europian ka miratuar një rekomandim përsa i takon procesit të integrimit të Serbisë në BE, u thekson se për të vijuar bisedimet duhet që politika e Serbisë duhet të përputhet me atë të BE përsa i takon sanksioneve.

23 Nëntor 2022, 15:25 Nga d.a.
Rezoluta për zgjerimin e BE, kushtëzohet procesi për
PE

BRUKSEL- Parlamenti Evropian miratoi një rekomandim të mërkurën për të vazhduar bisedimet e pranimit me Serbinë vetëm nëse ajo përputhet me politikën e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

“Duke nënvizuar rëndësinë e prioritetit për BE-në përafrimin e vendeve të anëtarësimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, eurodeputetët thonë se negociatat e pranimit me Serbinë duhet të avancojnë vetëm nëse vendi mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe bën përparim të rëndësishëm në reformat në lidhje me BE-në. ”, thuhet në një njoftim për shtyp pasi rekomandimi u miratua me shumicë votash.

Autoritetet serbe kanë shmangur vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Beogradi zyrtar ka pasur marrëdhënie të ngushta me Kremlinin sepse Rusia e ka mbështetur qëndrimin e saj ndaj Kosovës.

Parlamenti Evropian miratoi gjithashtu një rezolutë që "njoh Rusinë si një shtet sponsorizues të terrorizmit" dhe bën thirrje për izolimin e këtij vendi, thuhet në një deklaratë për shtyp.

integrimi i serbise ne be rezoluta e pe per serbine

Sondazh

Poll