Bota

VIDEO/ Përsëritet rasti i George Floyd? Oficeri i policisë vret me plumb në kokë 45- vjeçarin afrikano-amerikan, si ndodhi sherri

Kështu në një moment dhe pasi 45-vjeçari kishte marrë teserin (armë elektroshoku) në duar, oficeri i policisë i kapi armën dhe e qëlloi Kitling në kokë.

23 Nëntor 2022, 13:22 Nga a.l
VIDEO/ Përsëritet rasti i George Floyd? Oficeri i policisë vret
vritet Derrick Kitling

SHBA- Një rast i ngjashëm me atë të vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd është raportuar në Luiziana të Amerikës. Një 45- vjeçar gjithashti afrikano-amerikan është qëlluar për vdekje me armë zjarri në kokë nga një oficer policië pas një sherri gjatë ndalimit në trafik. Videoja kap sherrin si nga kamera në makinën e patrullës së policit, ashtu edhe nga kamera e uniformës së tij.

Siç shihet edhe në pamje, 45-vjeçari Derrick Kitling është përplasur me policin Rodney Anderson e për pasojë të dy janë rrëzuar në tokë. Gjatë sherrit, polici duket se i ka hedhur një taser (armë elektroshoku) 45-vjeçarit, por pa arritur ta imobilizojë. Kështu në një moment dhe pasi 45-vjeçari kishte marrë teserin (armë elektroshoku) në duar, oficeri i policisë i kapi armën dhe e qëlloi Kitling në kokë, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas policisë, ngjarja që çoi në vdekjen e 45-vjeçarit ka nisur mesditën e 6 nëntorit, kur ai është ndaluar për shkelje të ngjyrosjes së dritares dhe shter të dëmtuar. Në asnjë moment të videos, oficeri Anderson nuk duket t'i shpjegojë 45-vjeçarit pse e ndaloi për kontroll, me zëdhënësin e policisë që prezantoi videon duke thënë se nuk është i sigurt nëse kolegu i tij ka ndjekur politikat dhe protokollet. Avokati Ben Crump, i cili mori përsipër çështjen në emër të familjes së 45-vjeçarit, tha se vdekja e tij mund të ishte shmangur plotësisht./ Dosja.al

derrick kitling rodney anderson

Sondazh

Poll