Bota

Haradinaj: Kurti po shkatërron shtetin, pagat e gjyqtarëve e prokurorëve duhen rritur menjëherë

Sipas tij, nëse kjo gjë nuk ndodh, mund të shkatërrohet nga brenda njëri prej segmenteve më të rëndësishëm të një shteti, drejtësia.

23 Nëntor 2022, 13:23 Nga F.M
Haradinaj: Kurti po shkatërron shtetin, pagat e gjyqtarëve e
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se kryeministri Albin Kurti ka marrë përsipër të shkatërrojë shtetin. Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj thotë se Kurti duhet që të kthejë pagat e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në nivelin që kanë qenë, në të kundërt, sipas tij, mund të shkatërrohet nga brenda njëri prej segmenteve më të rëndësishëm të një shteti, drejtësia.

“Albin Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit. Pas shkaktimit të rrezikut në veri, ngecjes në dialog dhe prishjes me amerikanët, sot ka vendosur ta shkatërrojë sistemin e drejtësisë. Me vendimin e qeverisë që të shfuqizohet vendimi im për rritjen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë, nga sot drejtësia do të punojë me paga të përgjysmuara. Prokurorët dhe Gjyqtarët që çdo ditë mbrojnë shtetin dhe drejtësinë, sot janë goditur nga Kryeministri i shkatërrimit. Ftoj Kurtin që menjëherë të kthejë pagat e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në nivelin që kanë qenë sepse përndryshe mund të shkatërrohet nga brenda njëri prej segmenteve më të rëndësishëm të një shteti, drejtësia. Nëse nuk ndalesh pasojat do të jenë të pariparueshme!”- shkruan Haradinaj.

ramush haradinaj albin kurti

Sondazh

Poll