Bota

Lufta në Ukrainë, sulme të reja raportohen në Kiev

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se një strukturë infrastrukturore ishte goditur dhe shpërthime u raportuan diku tjetër. Ai u bëri thirrje njerëzve të strehohen.

23 Nëntor 2022, 13:38 Nga I.A
Lufta në Ukrainë, sulme të reja raportohen në Kiev
Foto Ilustruese

UKRAINË- Sulme të reja janë raportuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se një strukturë infrastrukturore ishte goditur dhe shpërthime u raportuan diku tjetër. Ai u bëri thirrje njerëzve të strehohen.

Më herët, një alarm për sulm ajror u lëshua në të gjithë Ukrainën mes raporteve për shpërthime në një numër vendesh. Në javët e fundit, Rusia ka shtuar sulmet e saj ndaj rrjeteve energjetike të Ukrainës, pasi pësoi një sërë pengesash në fushën e betejës në luftë.

vitali klitschko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll