Bota

Papa Françesku nxjerr në ankand orën 60-euroshe, pritet të shitet deri në 100 mijë euro

Ora, e cila është blerë nga Papa për vetëm 60 euro pritet të dalë në ankand me një vlerë që varion nga 10 mijë deri në 100 mijë euro. 

23 Nëntor 2022, 13:27 Nga e.k
Papa Françesku nxjerr në ankand orën 60-euroshe, pritet të
Papa Françesku

VATIKAN- Papa Françesku do të nxjerrë në ankand orën e tij. Vendimi u mor nga Ati i Shenjtë i cili udhëzoi sekretarin e tij personal të kontaktonte shtëpinë e ankandeve Rago/Wright. Ora, e cila është blerë nga Papa për vetëm 60 euro pritet të dalë në ankand me një vlerë që varion nga 10 mijë deri në 100 mijë euro. 

Ora është përdorur disa herë nga Papa dhe është një orë e thjeshtë që i përshtatet dhe stilit të kreut të selisë së Shenjtë. Ajo do t'i shitet atij që ofron shifren më të lartë. Të ardhurat prej saj do të dhurohen për bamirësi, për të financuar bursa për fëmijët e një fondacioni. Stili i Papa Françeskut ndryshon nga ai i Papa Gjaon Palit II, i cili mbante një orë Rolex dhe nga Benedikti XVI, cili preferonte një Junghans të viteve 1960.

papa françesku

Sondazh

Poll