Bota

E rëndë/ 10- vjeçari në Itali vdes nga temperatura e lartë rrugës për në spital

Gjatë ditës së sotme dhe nesër do të kryhet autopsia për të zbardhur shkaqet e vdekjes së të miturit, i cili mesa duket nuk kishte simptoma të tjera përveç rritjes së temperaturës. 

23 Nëntor 2022, 12:22 Nga a.l
E rëndë/ 10- vjeçari në Itali vdes nga temperatura e
Legnano

ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në një familje në Legnano të Italisë. Një 10- vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spital për shkak të temperaturës së lartë. Ai kishte temperaturë të lartë për ditë të tëra dhe më pas gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë drastike, deri në atë pikë sa shkaktoi një arrest kardiak, i cili për fat të keq ishte fatal.

I vogli u dërgua në urgjencë nga familja e tij rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës së 20 nëntorit dhe kolapsi ndodhi pikërisht gjatë rrugëtimit për në spitalin e qytetit. Mjekët u përpoqën që të ulnin temperaturën e djalit të vogël në reanimacion për 40 minuta, por më pas u detyruan të dorëzoheshin dhe të deklaronin vdekjen e tij. 

Gjatë ditës së sotme dhe nesër do të kryhet autopsia për të zbardhur shkaqet e vdekjes së të miturit, i cili mesa duket nuk kishte simptoma të tjera përveç rritjes së temperaturës. Në këtë periudhë janë në rritje rastet e gripit, i cili prek shpesh fëmijët, shkruan milano.republicca. 

Dje Alessandro Rossi, kreu i zonës së sëmundjeve infektive të Shoqatës Italiane të Mjekësisë së Përgjithshme dhe Kujdesit Parësor, nënvizoi se “këtë vit epidemia e gripit ka arritur tashmë nivele të larta. Rastet me të cilat kemi hasur ne mjekët e familjes janë të shumta, sidomos në popullatën e të rinjve dhe fëmijëve”.

Sinjalet që çojnë në epidemi janë shifrat aktuale. Të dhënat në lidhje me gripin në këto javë të para të nëntorit tregojnë në fakt një shkallë kombëtare të incidencës që tashmë është rritur në 6.6 për mijë banorë, me kulmin prej 19.6 për mijë në popullatën pediatrike të moshës 0 deri në 5 vjeç, e cila është më e prekura dhe më e prekura dhe vepron si burimi kryesor i përhapjes së infeksionit në popullatë./ Dosja.al

vdes i mituri ne itali

Sondazh

Poll