Bota

FOTO-LAJM/ Banorë të mbuluar me kuverta mes rënojave dhe shtëpi të shkatëruara, dalin pamjet nga tërmeti në Turqi

Për të prekurit nga tërmeti janë dërguar edhe ekipe të mbështetjes psikologjike, gjithsej 20 persona me pesë automjete, për t'i ndihmuar ata të përballojnë goditjen e tërmetit të fortë.

23 Nëntor 2022, 10:23 Nga a.l
FOTO-LAJM/ Banorë të mbuluar me kuverta mes rënojave dhe
tërmeti në Turqi

TURQI- Njerëz të mbuluar me kuverta mes rënojave dhe shtëpi të shkaktuara, këto janë pamjet që vijnë nga tërmeti 5.9 rihter që goditi veriperëndimin e Turqisë,orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Sipas Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Turqisë, pas tërmetit që ndodhi në orën 4:08 të mëngjesit, janë regjistruar gjithsej 106 pasgoditje , ku më i madhi është 4.3 ballë të shkallës Rihter. Sipas të njëjtit burim, raporti i fundit nga tërmeti flet për 50 të lënduar , ku pjesa më e madhe e tyre është regjistruar në zonën e Dujës, ku ka qenë edhe epiqendra. Të lënduar ka edhe në qytetet Zonguldak, Bursa, Stamboll, Sakaria dhe Bolu.

Zona e goditur nga tërmeti u vizitua nga ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu , i cili njoftoi se "janë regjistruar dëme në shtëpi, por nuk kemi informacion për ndërtesa të dëmtuara rëndë". Ai u kërkoi banorëve të zonës që të mos kthehen në banesat e tyre, duke siguruar se nuk do të ketë ndërprerje të përgjithshme të energjisë elektrike, por vetëm të kontrolluar për arsye parandaluese, shkruan Protothema. 

Për të prekurit nga tërmeti janë dërguar edhe ekipe të mbështetjes psikologjike, gjithsej 20 persona me pesë automjete, për t'i ndihmuar ata të përballojnë goditjen e tërmetit të fortë./ Dosja.al
 

termet ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 23 Nëntor 2022, 08:52 I.A

A do të lejohet Fracking në Gjermani?

Fracking GJERMANI- Kryetari i partisë liberale gjermane, FDP, Christian Lindner bën presion duke kërkuar nxjerrjen në Gjermani të...