Bota

Kurti tregon detaje nga takimi në Bruksel: Në fund kam bërë edhe një përpjekje, Vuçiç nuk pranoi

Kurti në mbledhje ka deklaruar se pas bisedimeve ka qëndruar për të bërë edhe një përpjekje të fundit, të cilën e kishte refuzuar presidenti serb.

23 Nëntor 2022, 10:57 Nga I.A
Kurti tregon detaje nga takimi në Bruksel: Në fund kam bërë
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka folur për takimin që pati në Bruksel. Gazeta Express shkruan se Kurti në mbledhje ka deklaruar se pas bisedimeve ka qëndruar për të bërë edhe një përpjekje të fundit, të cilën e kishte refuzuar presidenti serb.

“Unë isha i fundit që e lëshova ndërtesën e BE, sepse gjithmonë ka hapësirë për një përpjekje të fundit. Ka qenë edhe përpjekja e fundit. Lajçak ka ardhur te dhoma ku ndodhet delegacioni ynë, e bëri edhe një përpjekje për një tekst që do të përfshinte edhe tekstin e BE-së, por më pas na njoftoi që presidenti i Serbisë s’e kishte pranuar, por Borrell ndodhej në një konferencë për media”, tha Kurti.

albin kurti tensione në veri të kosovës dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 23 Nëntor 2022, 08:52 I.A

A do të lejohet Fracking në Gjermani?

Fracking GJERMANI- Kryetari i partisë liberale gjermane, FDP, Christian Lindner bën presion duke kërkuar nxjerrjen në Gjermani të...