Bota

Krahasohet me Escobar/ Bosi i drogës lirohet nga burgu, s'mund të përdorë WhatsApp dhe Facebook

Tashmë bosi i drogës nuk do të mund të mbajë më shuma të madha parash me vete pasi i lejohet që të mbajë vetëm 1000 paundë kesh ndërkohë që pasuria e tij do të monitorohet nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) për pesë vjet.

23 Nëntor 2022, 10:51 Nga e.k
Krahasohet me Escobar/ Bosi i drogës lirohet nga burgu, s'mund të
Curtis 'Cocky' ëarren

BRITANI- Bosi britanik i drogës Curtis 'Cocky' Warren, i cili krahasohej dhe me bosin famëkeq të kokainës Pablo Escobar është liruar nga burgu pas 14 vitesh. Ai mbahej në një burg të sigurisë së lartë për shkak të rrezikshmërisë së tij. Ai u largua mbrëmjen e djeshme nga burgu Whitemoor në Cambridgeshire dhe besohet se do të kthehet në në rajonin Merseyside ku dikur ai drejtonte dhe perëndorinë e tij kriminale.

Lirimi i tij nuk është i zakonshëm, tashmë atij nuk do t'i lejohet që të përdorë WhatsApp dhe Facebook. Ai tashmë duhet të bëjë një raport periodik tek oficerët e Policisë, nëse do të takojë ndonjë shok Policia duhet të jetë e njoftuar 24 orë përpara. Tashmë bosi i drogës nuk do të mund të mbajë më shuma të madha parash me vete pasi i lejohet që të mbajë vetëm 1000 paundë kesh ndërkohë që pasuria e tij do të monitorohet nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) për pesë vjet.

Ai u arrestuan në vitin 2009 në Jersey në përpjekje për të kontrabanduar rreth 1 milion paundë kokainë. Influenca e tij kishte kaluar prej kohësh kufinjtë britanikë. Ai kishte ndikim në Iranin, Marokun, Amerikën Jugore dhe Qendrore, Gana, Tajlandë dhe Australi.

"Gjëja e parë që donte të bënte ishte të shihte nënën e tij. Ai thjesht dëshiron paqe dhe qetësi. Atij i lejohet të ketë një jetë të denjë dhe të zakonshme", tha avokati i tij.

Warrenit i është ndaluar përdorimi i kriptomonedhës dhe duhet të paralajmërojë shtatë ditë përpara nëse dëshiron të udhëtojë në Skoci, ose përndryshe do të përballet me pesë vjet burg. ëarren lindi në Liverpool në vitin 1963. Ai ishte djali i dytë i Curtis Aloysius ëarren, një detar me ngjyrë me marinën tregtare norvegjeze. Nëna e tij Sylvia Chantre ishte e bija e një punonjësi të bojlerit të kantierit detar.

britani curtis \\\\\\\\\\\\\\\'cocky\\\\\\\\\\\\\\\' warren

Sondazh

Poll

Bota 23 Nëntor 2022, 08:52 I.A

A do të lejohet Fracking në Gjermani?

Fracking GJERMANI- Kryetari i partisë liberale gjermane, FDP, Christian Lindner bën presion duke kërkuar nxjerrjen në Gjermani të...