Bota

Kurti: Liderët thirren për marrëveshje finale, unë s’jam polic

Kurti tha se qëllimi i vetëm i këtyre takimeve duhet të jetë marrëveshja finale, ndërsa përsëriti se kryediplomati europian, Josep Borrell “hoqi dorë” nga propozimi paraprak i BE-së.

23 Nëntor 2022, 11:03 Nga I.A
Kurti: Liderët thirren për marrëveshje finale, unë
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka raportuar për takimin e fundit që e pati të hënën në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksnadar Vuçiç. Gazeta Express shkruan se, Kurti tha se qëllimi i vetëm i këtyre takimeve duhet të jetë marrëveshja finale, ndërsa përsëriti se kryediplomati europian, Josep Borrell “hoqi dorë” nga propozimi paraprak i BE-së.

“Liderët shtetërorë thirren për ta bërë marrëveshjen e madhe e finale”, tha Kurti.

“Po e ripërsëris, unë nuk jam as polic, as komandant stacioni, as shef kadastri, as zyrtar dogane që të merrem me gjithëfarë çështjesh teknike të cilat dalin përgjatë bisedimeve. Ne jemi shtet me institucione dhe organe përkatëse të cilat kanë shumë njerëz të zotë”, theksoi ai.

Kurti tha se ka bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje atë ditë, ndërsa theksoi se ishte i fundit që e doli nga ndërtesa e BE-së.

albin kurti aleksnadar vuçiç

Sondazh

Poll

Bota 23 Nëntor 2022, 08:52 I.A

A do të lejohet Fracking në Gjermani?

Fracking GJERMANI- Kryetari i partisë liberale gjermane, FDP, Christian Lindner bën presion duke kërkuar nxjerrjen në Gjermani të...