Bota

Tensionet në veri, Lista Serbe nxjerr në protestë të gjitha gratë dhe nënat serbe që jetojnë në Kosovë

Njëkohësisht ajo ftoi të gjithë bashkëqytetarët, nënat, motrat, vajzat që të mblidhen në miting në qendër të qytetit.

23 Nëntor 2022, 09:28 Nga I.A
Tensionet në veri, Lista Serbe nxjerr në protestë të gjitha
Foto Ilustruese

KOSOVË- Lista Serbe ka paralajmëruar tubim sot në orën 15:00 në pjesën veriore të Mitrovicës, është bërë e ditur në një fjalim të jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas takimit që kanë pasur të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Gazeta Express shkruan se sot në ora 15:00 do të mbahet takimi i madh i të gjitha grave dhe të gjitha nënave serbe që jetojnë në Kosovë, është bërë e ditur në konferencën e jashtëzakonshme për media të sapo përfunduar të Listës Serbe. Protesta është paralajmëruar edhe në të gjitha institucionet. Njëkohësisht ajo ftoi të gjithë bashkëqytetarët, nënat, motrat, vajzat që të mblidhen në miting në qendër të qytetit.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, në një konferencë për media në Mitrovicë tha se Prishtina, përkatësisht Albin Kurti, është e vetmja përgjegjëse për dështimin e negociatave në Bruksel. Ai ka paralajmëruar protesta në të gjitha institucionet, pa specifikuar se kur do të nisin.

aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll

Bota 23 Nëntor 2022, 08:52 I.A

A do të lejohet Fracking në Gjermani?

Fracking GJERMANI- Kryetari i partisë liberale gjermane, FDP, Christian Lindner bën presion duke kërkuar nxjerrjen në Gjermani të...