e-Albania nuk ka asnje lidhje me të dhënat e llogarive bankare
AKSHI ka nisur me bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë ka për qëllim përmirësimin e digjitalizimit të pagesave për shërbimet publike të ofruara nga e-Albania.

TIRANË- Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka bërë një sqarim lidhur me lajmin e publikuar se bankat do të “hyjnë” në e-Albania nga janari i vitit të ardhshëm. Sipas njoftimit të bërë për mediat, bëhet me dije se AKSHI ka nisur me bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë ka për qëllim përmirësimin e digjitalizimit të pagesave për shërbimet publike të ofruara nga e-Albania.
"Qytetarëve dhe bizneseve do t’u jepet mundësia që për cdo shërbim publik të kërkuar të mund të përzgjedhin vetë bankën e nivelit të dytë, tek e cila kanë një llogari dhe nga ku mund të kryejnë pagesat/ detyrimet, nëpërmjet instrumentave digjitalë që ofron banka e përzgjedhur nga ai/ajo vetë. Banka do të njihet direkt me këto të dhëna dhe pas kryerjes së pagesës institucioni për të cilin qytetari apo biznesi ka kërkuar shërbim, do të marrë në kohë reale konfimimin e kryerjes me sukses të pagesës, që të vijojë paralelisht me dhënien e shërbimit. Mund të paguash që nga fatura e energjisë elektrike, pagesën e taksës vjetore të mjeteve, kopjen e kartelës së pasurisë e po ashtu dhe detyrimet tatimore sic janë: tarifat kombëtare, tatimin mbi të ardhurat personale, tatim fitimin si dhe bizneset nën juridiksionin e Bashkise Tirane mund te paguajne online dhe te gjitha taksat dhe tarifat vendore. Pra procesi i pagesave online për marrjen e shërbimeve elektronike ka qenë funksionale përmes e-albanias prej vitesh,"-shkruhet ndër të tjera.
NJOFTIMI I PLOTË:
Në sqarim të lajmit, publikuar në media për një bashkëpunim mes portalit e-albania dhe sektorit bankar në Shqipëri, AKSHI, bën me dije dhe garanton qytetarët shqiptarë se ky proces që AKSHI ka nisur me bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë ka për qëllim përmirësimin e digjitalizimit të pagesave për shërbimet publike të ofruara nga e-Albania.
Platforma e-Albania nuk ka asnjë lidhje me të dhënat bankare. Procesi i marrjes së shërbimit dhe pagesës së tij kryhen në dy platforma krejt të ndryshme nga njëra- tjetra, ndërsa njëra jep shumën për t'u paguar, tjetra konfirmon pagesën, pa asnjë akses në të dhënat reciproke. AKSHI sqaron qytetarët se në e-albania është e njëjta mënyrë autentifikimi që përdorin edhe bankat sot e se si në cdo rast tjetër edhe këte herë e- Albania do të shërbejë vetëm si platformë ndërlidhëse e komunikimit digjital mes qytetarëve dhe intitucioneve.
Qytetarëve dhe bizneseve do t’u jepet mundësia që për cdo shërbim publik të kërkuar të mund të përzgjedhin vetë bankën e nivelit të dytë, tek e cila kanë një llogari dhe nga ku mund të kryejnë pagesat/ detyrimet, nëpërmjet instrumentave digjitalë që ofron banka e përzgjedhur nga ai/ajo vetë.
Banka do të njihet direkt me këto të dhëna dhe pas kryerjes së pagesës institucioni për të cilin qytetari apo biznesi ka kërkuar shërbim, do të marrë në kohë reale konfimimin e kryerjes me sukses të pagesës, që të vijojë paralelisht me dhënien e shërbimit. Ky proces bashkëpunimi ka nisur nxitur nga kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve dhe bizneseve për të përfituar edhe me pagesat elektronike për shërbimet publike online të njëjtat lehtësira që gjejnë për të gjitha llojet e shërbimeve që ofron sot e-Albania. Janë 1226 shërbime elektronike, ose 95% e shërbimeve publike, të cilat që nga 1 maj i këtij viti merren tërësisht online, që nga aplikimi deri në marrjen e dokumentit administrativ final me vulë elektronike ose nënshkrim elektronik. Disa nga këto shërbime referuar dhe bazës ligjore për ofrimin e tyre nga institucioni që i ofron ato kanë pjesë të procesit të marrjes së shërbimit dhe kryerje pagese.
Mund të paguash që nga fatura e energjisë elektrike, pagesën e taksës vjetore të mjeteve, kopjen e kartelës së pasurisë e po ashtu dhe detyrimet tatimore sic janë: tarifat kombëtare, tatimin mbi të ardhurat personale, tatim fitimin si dhe bizneset nën juridiksionin e Bashkise Tirane mund te paguajne online dhe te gjitha taksat dhe tarifat vendore.
Pra procesi i pagesave online për marrjen e shërbimeve elektronike ka qenë funksionale përmes e-albanias prej vitesh. Ky bashkëpunim i AKSHI-t me bankat po hyn në këtë fazë të dytë me qëllim për ta zgjeruar e shtuar edhe më tej numrin e bankave që ofrojnë pagesa online për shërbimet elektronike; për lehtësimin e mëtejshëm të procesit të këtyre pagesave si dhe për të siguruar verifikime edhe më të shpejtë nga c’janë aktualisht, të këtyre pagesave.
Sondazh
FOTOT nga ajri, si duket Lezha nën “pushtetin” e ujit
Përmbytjet në Lezhë LEZHË- Situata në Shqipëri vijon të mbetet e rënduar për shkak të reshjeve të de...
4 banesa nën ujë në Lezhë, Ministria bën bilancin, si paraqitet situata në vend
Foto Ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës në vend. Në ditën e tretë të reshjev...
EMRI+FOTO/ Arrestohet polici "skifter", grabiste në Itali, në Shqipëri oficer patrulle i Policisë së Shëngjinit
SHËNGJIN- Një oficer i patrullës së përgjithshme në Policinë e Shëngjinit është arrestuar nga karabinier&eum...
Pse nuk shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në Veri? E tregon Haki Çako: Tani po përmirësohet situata, s'ka pse
Haki Çako TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se në situatën aktuale të përmbytjeve në veri t&eum...
U kap në një shtëpi bari në Londër, 27-vjeçari shqiptar dënohet me 21 muaj burg (EMRI+FOTO)
Riza Hasa BRITANI- Një emigrant i paligjshëm shqiptar pritej në një fermë kanabisi të Qarkut Durham për të...
Itali/ 21-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë, u përplas nga një kamion dhe mbeti i bllokuar në makinë
Foto ilustruese ITALI- Një aksident i rëndë ndodhi në rrugën Torre Pedrera, në kthesën në via San Giovenale, pë...
Përmirësohet situata nga përmbytjet në Durrës, përgjysmohet sipërfaqja e përmbytur, bie niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm
Pamje nga përmbytjet DURRËS- Kur kanë kaluar 48 orë situata nga përmbytjet që përfshinë qarkun e Durrësit duke...
Aksident i rëndë në Tiranë, DALIN pamjet e kamerave të sigurisë, makina me shpejtësi përplas këmbësorin
Pamje nga aksidenti TIRANË- Dalin pamjet e një aksidenti të ndodhur në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet e më...
Erdhi nga Anglia me 15 mijë paund, 26-vjeçares i sekuestrohen paratë në Rinas
Paratë e sekuestruara TIRANË- 15 mijë paund janë sekuestruar në Rinas, para që vinin nga Britania e Madhe. Në njoftimin ...
Bënë 'kërdinë' në vilat e italianëve, arrestohen 3 'skifterët' shqiptarë, njëri prezantohet si polic
Foto ilustruese ITALI- "Unë jam polic,”-kështu paraditen e djeshme Klisman Nikolli, 27-vjeçari shqiptar u arrestua pasi akuzoh...
