Aktualitet

Pse nuk shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në Veri? E tregon Haki Çako: Tani po përmirësohet situata, s'ka pse

Haki Çako tha se për sa kohë përmbytjet janë të menaxhueshme, të gjitha kapacitete e shtetit janë në dispozicion.

22 Nëntor 2022, 17:52 Nga k.m.
Pse nuk shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në Veri? E tregon
Haki Çako

TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se në situatën aktuale të përmbytjeve në veri të vendit nuk plotësohet asnjë kriter për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Në një lidhje direkte, Haki Çako tha për Euronews Albania se për sa kohë përmbytjet janë të menaxhueshme, të gjitha kapacitete e shtetit janë në dispozicion. Madje shtoi se situata është drejt përmirësimit nuk ka asnjë arsye për ta shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

“Në rastin aktual nuk jemi në asnjë kriter për sa kohë përmbytjet janë të menaxhueshme, të gjitha kapacitetet e shtetit, të pushtetit vendor janë në dispozicion. Ajo që është më pozitivja që situata është drejt përmirësimit, niveli në Drin, Bunë, Gjadër dhe Kir është në rënie. Ligji i ka të qarta kriteret për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë dhe zotërinjtë deputetë i njohim mirë se e kanë votuar vetë ligjin. Edhe një element tjetër; të gjitha dispozitat e BE kanë të specifikuar mënyrën si funksionin shteti, njësitë e pushtetit vendor,”- tha Çako.

haki Çako shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll