Aktualitet

Flakë në Qafë-Morinë, zjarrfikësit nuk ndërhyjnë dot: Është zonë e minuar

2 Shtator 2019, 19:41 Nga DOSJA
Flakë në Qafë-Morinë, zjarrfikësit nuk

TROPOJË– Një zjarr i madh ka përfshirë një pjesë të pyllit mes Qafë-Prushit dhe Qafë-Morinës në Tropojë.

Forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur nga bashkia e Tropojës, Hasit dhe Kukësit për të shuar flakët.

Deri më tani mësohet se një pjesë e zjarrit është shuar, por mbetet ende aktive një vatër pjesë në Qafë-Morinë, e cila dyshohet si zonë e minuar.

Zjarrfikësit nuk kanë marrë përsipër ndërhyrjen në atë zonë për shkak se mund t’u rrezikohet jeta nëse shkelin mbi një minë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet qaf-morine tropoje zjarr ne tropoje qaf-morine tropoje zjarr ne tropoje

Sondazh

Poll