Politike

PRIMARET/ Martin Biba shpall kandidaturën për bashkinë Mirditë

Në një deklaratë nga selia blu Biba tha se ndihet i vlerësuar që merr pjesë në garë dhe shprehet se ka një program të qartë për t'iu ofruan bashkëqytetarëve të tij.

22 Nëntor 2022, 11:15 Nga e.k
PRIMARET/ Martin Biba shpall kandidaturën për bashkinë
Martin Biba

TIRANË- Anëtari i Partisë Demokratike Martin Biba ka shpallur ditën e sotme kandidaturën e tij për të marrë pjesë në procesin e primareve që po zhvillohen brenda PD-së, proces nga ku do të dalë dhe emri i opozitës për zgjedhjet vendore të 14 majit në bashkinë e Mirditës. Në një deklaratë nga selia blu Biba tha se ndihet i vlerësuar që merr pjesë në garë dhe shprehet se ka një program të qartë për t'iu ofruan bashkëqytetarëve të tij.

DEKLARATA E PLOTË:

I privilegjuar te jem ketu para jush pasi Partia Demokratike e Shqiperise, kjo force politike që mundi diktaturen me te eger, ka shpallur procedurialisht listen e kandidateve per ne Primare ne Mirdite. Mirenjohes per sejcilin prej atyre qe me nxiten dhe me mbeshtesin ne kete kandidim per bashkine Mirdite. Besoj se Partia Demokrtatike ka ofertat e duhura per të dale me sukses në zgjedhjet vendore te 14 Majit 2023, duke ia kthyer kete Bashki mirditorëve.

Pervoja ime ne keto 30 vite, dijet politike dhe Dashuria per vendlindjen qe sot vuan mosvlersimin, deri ne keqqeverisje, jane garanci për demokratët dhe mirditorët, gdhendur në kodet e traditës. Dashamires dhe rivalizues i drejte me te gjithe kandidatet ne keto Primare, shpreh vleresimet pozitive per sejcilin, ndersa bart frymen e bashkimit te demokratëve mirditore, sikurse i ka hije momentit politik, të një Mirdite dhe Shqipërie te rrezikuar ekstremisht nga shpopullimi dhe varferimi.Zgjedhesit mirditas i ofroj nje program heret te shkruar prej meje, per nje Mirdite te zhvilluar qendrueshem, me berthame në trevat e saj të mencura. Mirdita e Shqiperia kane nevoje me shume se kurre per burra dalzotes qe garojne me dinjitet dhe nuk i tuten veseve te komunistëve ne kete vend. Shqiëpria duhet të dalë nga rreziku që e kërcënon dhe për këtë duhen burra e gra që t’i dalin zot.

Procesi i primareve do të mbyllet me datë 4 dhjetor. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë firmosur një marrëveshje parazgjedhore për të hyrë me kandidatëtë përbashkët në zgjedhje. Sipas marrëveshjes së firmosur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta kandidatë për kryebashkiakë do të jenë të PD ndërsa PL do të marrë vetëm emrat e anëtarëve të këshillave bashkiakë. Nga 200 kandidatët që kanë dorëzuar aplikimin e tyre bie në sy emri i deputetit Luçiano Boçi i propozuar nga baza për bashkinë e Elbasanit. Ndërkohë garë e fortë mes kandidatëve pritet të jetë edhe Tiranë.

primaret ne pd martin biba

Sondazh

Poll