Art&Argëtim

Habiten fansat, aktori Robert Downey Jr shfaqet tullac në çmimet 'Governors'

Arsyeja pse imazhet shkaktuan reagime është sepse ylli i Hollivudit u shfaq tullac.

21 Nëntor 2022, 18:46 Nga A.B
Habiten fansat, aktori Robert Downey Jr shfaqet tullac në çmimet
Robert Downey Jr

SHBA- Aktori Robert Downey Jr në Governors Awards u shfaq ndryshe. “Iron Man” mori pjesë në shfaqjen e çmimeve me bashkëshorten e tij Susan dhe fotot e tij nga eventi në Los Angeles po bëjnë xhiron e internetit duke lënë fansat e tij të habitur. Arsyeja pse imazhet shkaktuan reagime është sepse ylli i Hollivudit u shfaq tullac.

Pa flokë dhe i veshur me një kostum të zi, këmishë të bardhë dhe kravatë të zezë, ai shoqëroi Susan Downey.

"Pse është tullac?" shkruajnë përdoruesit në rrjetet sociale.

Sipas raporteve, një rol i ri që Downey Jr do luajë është 'përgjegjës' për këtë look. “The Sympathizer” titullohet filmi i ri i HBO, ku do të luajë 57-vjeçari.

Me rastin e festës së Halloween-it, Robert Downey Jr postoi në profilin e tij në Instagram një video me fëmijët e tij. " Unë nuk dua të vesh një paruke tullac, kështu që do të më rruash kokën?" , pyeti fëmijët e tij, Exton 10-vjeçar dhe Avri tetë-vjeçar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Robert Downey Jr. (@robertdowneyjr)

robert downey jr

Sondazh

Poll