Art&Argëtim

Nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë, shuhet në moshën 47-vjeçare aktorja Nikki Aycox

Ylli hollivudian e njohur  më së shumti për role të tilla si Meg Masters në The Cë's Supernatural dhe Jaimie Allen në Dark Blue të TNT diagnostikua me leucemi në vitin 2020. Lajmi i vdekjes së saj është konfirmuar nga kunata.

21 Nëntor 2022, 10:34 Nga e.k
Nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë, shuhet në
Nikki Aycox

SHBA- Aktorja Nikki Aycox është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare pas një beteje të gjatë me leuçeminë. Ylli hollivudian e njohur  më së shumti për role të tilla si Meg Masters në The Cë's Supernatural dhe Jaimie Allen në Dark Blue të TNT diagnostikua me leucemi në vitin 2020. Lajmi i vdekjes së saj është konfirmuar nga kunata.

“Kunata ime e bukur, inteligjente, tepër e talentuar dhe e dashur, Nicki. Aycox Raab, ka ndërruar jetë me vëllain tim, Matt Raab, pranë saj. Nicki dhe Matt patën një jetë të mrekullueshme së bashku në Kaliforni. Ajo ishte pa dyshim një luftëtare dhe të gjithë ata që e njihnin e donin”, shkruan ajo.

Aycox fillimisht mendoi se ishte kontraktuar me Covid-19 pasi gjendja e saj u rëndua, por më vonë iu tha se kishte kancer dhe iu nënshtrua trajtimeve të vështira të kimioterapisë dhe transplanteve të qelizave burimore. Ajo ndau një postim të fundit prekës me fansat më 26 mars, ku u pa duke mbledhur energjinë për të kënduar me gëzim nga shtrati i saj në spital pas një seance kimioterapie. 

nikki aycox

Sondazh

Poll