Art&Argëtim

"Shkrihem së qeshuri"/ Redon Makashi hedh "thumbin" për këngëtarët e rinj: Upsi dupsi, e fitojmë ndonjë lekë

Makashi tha se puna e këngëtarit është më e thjeshta për t'u bërë i njohur, por sot po blihen klikime dhe sipas tij nuk i është kushtuar shumë rëndësi pjesës së vokalit.

20 Nëntor 2022, 16:55 Nga a.l
"Shkrihem së qeshuri"/ Redon Makashi hedh "thumbin"
Redon Makashi

TIRANË-  Këngëtari dhe kantautori i mirënjohur Redon Makashi nuk i ka kursyer ironitë për këngëtarët e rinj, të cilët sa vijnë e shtohen në tregun muzikor. Në një intervistë televizive, Makashi tha se puna e këngëtarit është më e thjeshta për t'u bërë i njohur, por sot po blihen klikime dhe sipas tij nuk i është kushtuar shumë rëndësi pjesës së vokalit. Ai tha se për këtë arsye kur i dëgjon live këngëtarët e rinj "mban barkun me dorë duke qeshur". 

Në aktivitetet që bëhen për zgjedhjen e zërave të rinj ka elementë shumë të mirë, një pjesë nuk ka lidhje me muzikën, ata investojnë më shumë dhe bëhen të dëgjuar. Kur këta që dinë të këndojnë u mungon kompozitori që bën këngë për ta pasi nuk mund të këndosh gjithmonë covera. Edhe kompozitorët kanë ngërç sepse i janë futur tregut për të mbajtur studiot e tyre dhe bëhet ky kompromis në heshtje, ndoshta nuk duan ta bëjnë por tregu kërkon këtë “upsi dupsi, e të fitojmë ndonjë lekë’. Do punë që të bësh një këngë të bukur, është si bima që duhet ujitur për t’u rritur, dhe bëjnë gjënë më të shpejtë. Puna e këngës është gjëja më e thjeshtë për t’u bërë i njohur. Nëse nuk nuk di të këndosh, po e bëre me kompjuter, bëhesh i famshëm, sepse transmetohesh më shpesh në televizione dhe blen klikime. Nëse këndojnë live mban barkun me dorë duke qeshur”, tha ai.

Së fundmi Makashi është vënë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë pas nje fotoje që ai publikoi në rrjete sociale ku shfaqej krahë balerinës Rexhina Çuko dhe u aludua se ishte fejuar me të. Këngëtari i ka mohuar kategorikisht këto  dyshime, duke sqaruar përmes një postimi në rrjetin social facebook se nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë./ Dosja.al

redon makashi

Sondazh

Poll