Art&Argëtim

Vendoset data! Big Brother VIP starton në fund të dhjetorit

BBV Albania do të nis në mbrëmjen e Krishtlindjeve, më 24 dhjetor.

20 Nëntor 2022, 14:12 Nga A.B
Vendoset data! Big Brother VIP starton në fund të dhjetorit
Arbana Osmani

TIRANË- Të gjithë po presin me sy e veshë se kur do të startojë Big Brother VIP Albania. Edhe pse moderatorja e spektaklit, Arbana Osmani në një pyetësor në Instagram la të kuptohet se edicioni i këtij viti mund të nis në dhjetor tashmë po aludohet për një datë. Sipas raportimeve të ‘Vip Magazine’ BBV Albania do të nis në mbrëmjen e Krishtlindjeve, më 24 dhjetor.

Po ashtu, shtëpia ku banorët do të qëndrojnë do të jetë e rikonceptuar dhe punimet tashmë janë drejt përfundimit.

Para këtij spektakli, Arbana do të prezantojë edicionin e këtij viti të Festivalit të Këngës në RTSH që mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor.

arbana osmani big brother vip

Sondazh

Poll