Art&Argëtim

Ishte me nxitim për në emision/ Bujar Qamili ndalohet nga policia, këngëtari: Më falin shpesh herë, sot s'më njohën

Këngëtari ka qenë me shpejtësi të lartë nga nxitimi.

21 Nëntor 2022, 15:03 Nga A.B
Ishte me nxitim për në emision/ Bujar Qamili ndalohet nga policia,
Bujar Qamili

TIRANË- Këngëtari i njohur i muzikës popullore Bujar Qamili, mëngjesin e sotëm ka qenë i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show”. Rrugës për atje, Bujari është ndaluar nga policia. Kjo pasi këngëtari ka qenë me shpejtësi të lartë nga nxitimi. Ai sigurisht ishte “justifikuar” para policisë se ajo shpejtësi ishte pasi i duhej të arrinte në “Klan”, mirëpo kjo nuk i ka ndaluar policët të bëjnë punën e tyre.

Ata zbatuan detyrën duke ia marrë patentën dhe letrat e qarkullimit.

BISEDA:

Bujar Qamili: Për të ardhur shpejtë te emisioni juaj, kalova pak shpejtësinë dhe më doli policia rrugore, dy djem të rinj me një makinë. Më thanë letrat i thash po shkoj te Aldo. Nuk e njohim më thanë.

Aldo: S’e njohim thanë? Mos kanë kujtuar se ke qenë për të Aldo Bumçi.

Bujar Qamili: I thash jam në emision te “Klan-i”, prandaj eca dhe shumë shpejtë. Jo më thanë patentën dhe letrat e qarkullimit.

Aldo: Si përfundim?

Bujar Qamili: Ia dhashë të dyja. Dhe më thanë hajde merri te policia meqë nuk do të presësh.

Aldo: Në përgjithësi si i ke marrëdhëniet me policët Bujar?

Bujar Qamili: Po shumë mirë, në përgjithësi më falin, shumë herë. Shumë herë më falin, por kësaj radhe më duket, ata dy djemtë e rinj mbase s’më kanë njohur.

bujar qamili

Sondazh

Poll