Bota

Morgan Freeman në ceremoninë e Kupës së Botës, reagime të shumta në rrjet: Ai ka gjak në duart e tij

Të shumta ishin reagimet në rrjetet sociale dhe komentet që e akuzonin aktorin se ka 'gjak në duart e tij'. 

21 Nëntor 2022, 16:26 Nga e.k

 

Morgan Freeman në ceremoninë e Kupës së Botës, reagime
Morgan Freeman

KATAR- Prania e aktorit hollivudian Morgan Freeman në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës Botëror 'Qatar 2022' ka shkaktuar reagime të forta. Të shumta ishin reagimet në rrjetet sociale dhe komentet që e akuzonin aktorin se ka 'gjak në duart e tij'. 

"Ishte një shuplakë në fytyrë", ka shkruan një komentuese në Tëitter.

Morgan Freeman në ceremoninë e Kupës së Botës, reagime

Ajo që i zemëroi edhe më shumë përdoruesit e mediave sociale për praninë e Morgan Freeman ishte fakti se ai vetë kishte marrë pjesë në ofertën e SHBA për të pritur Kupën e Botës 2022.

Morgan Freeman në ceremoninë e Kupës së Botës, reagime

Më ekstremi arriti deri në karakterizimin e Morgan Freeman si një "agjent sekret" i Katarit. Deri më tani nuk dihet shuma që është paguar aktori për të marrë pjesë në ceremoni

kupa e botes katar 2022

Sondazh

Poll