Bota

FOTO-LAJM/ Edhe Kosova "infektohet" nga përmbytjet, rrezikohen banesat dhe tokat bujqësore

Situatë e njëjtë është dhe në Pejë, ku me daljen nga shtrati të Lumbardhit është shembur edhe shëtitorja pranë këtij lumi, ndërkohë në Istog disa prej shkolla do të qëndrojnë të mbyllura.

21 Nëntor 2022, 14:15 Nga a.l
FOTO-LAJM/ Edhe Kosova "infektohet" nga përmbytjet, rrezikohen
Përmbytje në Kosovë

KOSOVË- Moti i keq ka shkaktuar përmbytje masive edhe në Kosovë. Siç raportojnë dhe mediat vendase, deri tani zonat problematike janë Klina dhe lumi Drin ka dalë nga shtrati duke përmbytur tokat përreth. Rrjedha e ujit ka përmbytur edhe disa banesa duke shkaktuar dëme të mëdha. Sakaq, disa rrugë janë bllokuar në Zllakuqan të Klinës, përgjatë rrjedhës së Lumit Drin.

Situatë e njëjtë është dhe në Pejë, ku me daljen nga shtrati të Lumbardhit është shembur edhe shëtitorja pranë këtij lumi, ndërkohë në Istog disa prej shkolla do të qëndrojnë të mbyllura. Reshje të pandërprera të shiut kanë qenë edhe në Deçan, duke shkaktuar dëme, në njerëz fatmirësisht nuk ka pasur.  Gjithashtu tokat bujqësore janë përmbytur, ndërsa forcat speciale FSK  janë në terren./ Dosja.al

permbytje ne kosove

Sondazh

Poll