Bota

Erdogan paralajmëron pushtimin e Sirisë dhe Irakut? Mediat greke: Nëse kjo ndodh ekspozohet SHBA

Presidenti turk tha se nëse Turqia vendos ta bëjë një hap të tillë do ta bëjë dhe kaq pasi nuk ka pse të diskutojë me të tjerët për çështjet që prekin vendin. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar në Siri me qindra muncione ushtarake gjatë kohës së presedencës së Barack Obamës. Për këtë lideri turk tha se ndihet i keqardhur pasi e konsiderion SHBA-në vend mik dhe aleat të NATO-s. 

21 Nëntor 2022, 12:58 Nga e.k
Erdogan paralajmëron pushtimin e Sirisë dhe Irakut? Mediat greke:
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Taji Erdoga ka paralajmëruar pushtimin e Irakut dhe Sirisë. Këtë e kanë bërë të ditur mediat greke, të cilat kanë cituar Erdogan, i cili në një fjalim të mbajtur në Ankara bëri të ditur se Turqia do të bërë të gjithë forcën e saj tokësore dhe se për këtë ai nuk është konsultuar me presidentin amerikan Joe Biden dhe të rus Vladimir Putin pasi sipas liderit turk nuk ka pse t'ju japë llogari.

Nëse kjo do të ndodhë atëherë Turqia do të gjendet në një pozitë të vështirë duke marrë parasysh faktin se SHBA dhe vendet perëndimore morën masa të ashpra ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Mediat greke shkruajnë se nëse amerikanët nuk do të vedosin sanksione ndaj Turqisë atëherë i bie që sanksionet e vëna ndaj Rusisë ishin të 'padrejta' dhe europianët po vuajnë pasojat e këtre sanksioneve me çmime më të larta dhe kosto më të larta jetese. 

“Operacioni në Irakun verior dhe Sirinë nuk është një operacion i rastësishëm. Siç e kemi thënë edhe më parë, nëse dikush na shqetëson vendin dhe tokat tona, ne do t'i bëjmë të paguajnë çmimin. Në fakt, ka organizata terroriste në jug të Turqisë që planifikojnë shumë sulme ose që kryejnë sulme të tilla dhe përbëjnë një kërcënim. Ata janë në anën e Irakut, janë në anën e Sirisë. Siç them gjithmonë, kur thoshim mund të vijmë papritur një natë.Këta hapa u ndërmorën në kohë. Në fakt, operacioni i ndodhur mbrëmë ishte një manifestim i plotë i këtij fakti. Sepse shkatërrimi i këtyre organizatave terroriste tani është një detyrë thelbësore e forcave tona të sigurisë. As nuk kufizohet vetëm në një fushatë ajrore. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë do të vendosin se sa forca nga forcat tokësore duhet të përfshihen atje. Ne bëjmë konsultimin tonë dhe më pas marrim masa në përputhje me rrethanat. Ne kemi bërë tashmë lëvizjet tona diplomatike me vendet që kanë prezencë këtu dhe ne kemi ndërmarrë dhe po bëjmë hapat tanë në përputhje me rrethanat. Njëri ishte Iraku verior dhe tjetri Siria veriore. Ne kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë hapa në këto fusha. Ne gjithashtu kemi një marrëveshje me rusët në Soçi në 2019. Ata kishin përgjegjësinë për të pastruar terroristët në zonë. Fatkeqësisht, edhe pse i kemi kujtuar shumë herë, ata nuk e kanë bërë këtë, nuk mund ta bëjnë këtë. Ne thamë se nuk do të heshtim ndaj tyre dhe se do të marrim masa kundër terroristëve atje nëse ata nuk mund ta bëjnë vetë në asnjë mënyrë. Në këtë kuadër, ne kemi neutralizuar dje 12 objektiva antiterroristë në Kobani", tha Erdogan.

Presidenti turk tha se nëse Turqia vendos ta bëjë një hap të tillë do ta bëjë dhe kaq pasi nuk ka pse të diskutojë me të tjerët për çështjet që prekin vendin. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar në Siri me qindra muncione ushtarake gjatë kohës së presedencës së Barack Obamës. Për këtë lideri turk tha se ndihet i keqardhur pasi e konsiderion SHBA-në vend mik dhe aleat të NATO-s. 

turqi rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll