Bota

Takimi përfundoi pa rezultat, Borrell: Vuçiç e pranoi propozimin ndërsa Kurti jo

Ashtu siç pohoi dhe Vuçiç menjëherë pas takimi, Borrell njoftoi se edhe pas shumë orë bisedimesh palët nuk u pajtuan për një marrëveshje.

21 Nëntor 2022, 16:27 Nga d.a.
Takimi përfundoi pa rezultat, Borrell: Vuçiç e pranoi
Borrell

BRUKSEL- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell ka folur pas takimit që zgjati disa orë mes kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Ashtu siç pohoi dhe Vuçiç menjëherë pas takimi, Borrell njoftoi se edhe pas shumë orë bisedimesh palët nuk u pajtuan për një marrëveshje.

“Për hir të transparencës më duhet të them se vumë para një propozim që do ta evitonte këtë situatë. Vuçiç e pranoi propozimin. Kurti nuk e pranoi."-u shpreh Borrell.

Borrell theksoi se ata dhanë një propozim për të evituar tensionet por theksoi se nuk mund të shërbejë “sundimi i ligjit” si pretekst për eskalim të situatës.

Unë presë nga Kosova që menjëherë të pezullojë gjobat në lidhje me riregjistrimin e targave dhe Serbinë që të pezullojë menjëherë lëshimin e targave KM. Ky ishte propozimi, i cili nuk u pranua”.-shtoi Borrell.

Borrell tha se takimi ndodhi tre muaj pas takimit të krizës dhe po kalohet nga kriza në krizë. Ai theksoi se kësaj here është më keq se në gusht.  Borrell tha se u ka bërë me dije palëve “se nuk mund të vazhdojnë kështu”.

josep borell takimi kurti-vucic dialogu kosove-sebi

Sondazh

Poll